Page 32 - Demo
P. 32


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cila është marrëdhënia e poezisë moderniste me format tradicionale të organizimit të vargut?2. Pse poezia moderne e përqendron vëmendjen te përzgjedhja e fjalëve dhe mënyra e vendosjes së tyre në varg?3. Pse poezia moderne nuk deshifrohet lehtë? Cilat elemente ia vështirësojnë nxjerrjen e kumtit?4. A mendoni se parafrazimi e varfëron tekstin poetik në përgjithësi, e sidomos atë modern? Shoqërojeni me argumente përgjigjen tuaj. 5. Evidentoni pohimet e Malarmesë. Shpjegojini me fjalët tuaja ato.6. Ndërtoni me to tri teza thelbësore mbi poezinë. Përdorni fjalët kyç si ndihmëse për tezat tuaja.7. Si e kuptoni shprehjen e kritikut Valter Alen në lidhje me përcaktimin e brezit të modernistëve: “Ky brez e thyen sipërfaqen realiste të gjërave dhe, përkundër racionales, mekanikes dhe shkencores, ata e vënë theksin tek irracionalja, e pavetëdijshmja dhe mitikja”?Ushtroni mendimin kritik8. Çfarë kuptoni me pohimin e modernistëve se: “funksioni i poezisë nuk është që t’i mësojë lexuesit vlerat dhe qëndrimet”? A bashkoheni edhe ju me këtë qëndrim? Jepni mendimin tuaj, duke e shoqëruar me argumente.9. Krahasoni mes jush përfundimet mbi tri tezat e ngritura nga pohimet e Malarmesë dhe debatoni mbi to. A keni pika takimi? Ku ndryshoni? 10. Poetët lirikë modernë shfaqen si gjenerata më e gjallë, më shprehëse, më emotive. Shpjegoni lidhjen e këtij dinamizmi në kontekstin e poezisë moderne, duke e ilustruar me shembuj.11. Teksti i Rembosë “Ag”, nga pikëpamja e zhanrit, klasifikohet si tekst i ndërmjetëm: poemë në prozë, një formë e shkrimit modern. Renditni elementet e sferës poetike dhe ato prozaike dhe diskutoni se cilat dominojnë më shumë. e shkrimtarëve modernistë, kritiku Valter Alen (Walter Allen) pohon se “... Ky brez e thyen sipërfaqen realiste të gjërave dhe, përkundër racionales, mekanikes dhe shkencores, ata e vënë theksin tek irracionalja, e pavetëdijshmja dhe mitikja. Për këta krijues, realiteti qëndron në ndërlikueshmërinë labirintike, që fshihet poshtë sipërfaqes së gjërave. Ky perceptim modernist as që mund të mendohej më parë...”.Ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë moderne, mund të përmenden: Stefan Malarme, Oskar Uajldi, Henri Xhejms (Henry James), Zhozef Konrad, Ruben Dario (Rubén Darío), Huan R. Himenes (Juan Ramón Jiménez) - në fillesat e modernizmit; Ezra Paund, Marsel Prust, Franc Kafka, Xhejm Xhojs, Toma S. Eliot, Virgjinia Ulf (Virginia Woolf), Uilliam Folkner, Ernest Heminguej (Ernest Hemingway) etj.Xhorxho Morandi, \30 Letërsi
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36