Page 320 - Demo
P. 320
S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Krijimtaria e Frederik Rreshpjes ndahet në dy periudha. Cilat janë veprat që u përkasin këtyre periudhave dhe çfarë karakteristikash paraqesin në tematikë? Po në formën e shprehjes? 2. Cili është reagimi i kritikës zyrtare të kohës për poezitë e periudhës së parë? Nga cila poezi është shkëputur shembulli me të cilin merret kritika zyrtare?3. Kur fillon periudha e dytë e krijimtarisë së Rreshpjes? Çfarë e karakterizon këtë periudhë? Cilat janë temat që dominojnë më së shumti në krijimtarinë e kësaj periudhe?4. Nga cilat elemente diktohet përdorimi i temave të vetmisë, pikëllimit?5. Nga pikëpamja e organizimit të ligjërimit, çfarë bie në sy te poezitë e periudhës së dytë? Përmendni disa karakteristika të mënyrës se si e organizon ligjërimin poetik Frederik Rreshpja.6. Si paraqitet struktura në poezinë e Rreshpjes? Cila është figura që dominon? Po figurat e tjera, cilat janë? Ilustrojeni me shembuj.Ushtroni mendimin kritik7. Lexoni mirë fragmentin ku shprehet gjykimi i kritikës zyrtare në lidhje me artin e Rreshpjes. Lexoni edhe poezinë për të cilën ngrihet ky gjykim. Çfarë mendimi keni për këtë lloj poezie? Po për mendimin e shprehur nga kritika? Çfarë dini ju për poezinë formale?8. Poezia “Mane”, ndonëse i përket periudhës së parë të krijimtarisë së Rreshpjes, është ndërtuar me figurën dominante të periudhës së dytë: metaforën. Evidentojeni atë dhe tregoni funksionin që kryen.9. Temat e vetmisë, pikëllimit, humbjes, mallkimit, janë të ngjizura nga përvojat dëshpëruese të tij me jetën, realitetin, botën. Kërkoni në libra apo internet informacion në lidhje me jetën e poetit. A mendoni se përvoja jetësore është sublimuar në përvojën artistike? Argumentoni përgjigjen.10. Si e kuptoni ju vargun: “Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur/ I mallkuar me art”? Pse del autori me këtë ide?11. Studiuesit pohojnë se poezitë e F. Rreshpjes karakterizohen nga përdorimi i një numri relativisht të vogël fjalësh, por që ndërtojnë një shumësi botësh e një pasuri të madhe poetike. Si mendoni, si e arrin autori këtë efekt?12. Lexojeni me zë poezinë “Rekuiem”, pastaj përpiquni të evidentoni çfarë karakteristikash paraqet kjo poezi. Evidentoni disa prej figurave që ju bëjnë më shumë përshtypje dhe thoni pse. Ushtroni imagjinatën tuaj13. Përpiquni ta paraqitni me anë të vizatimit atë që perceptoni nga poezia “Rekuiem”. Një pjesë e madhe e poezive të Rreshpjes kanë për temë figurën e nënës, si një imazh lëvizës që e shoqëron ngado, tek e cila kërkon të gjejë pajtimin, sigurinë dhe përmbushjen: “Ishte një botë e tërë kur ishe ti”. Te nëna, poeti gjen ngushëllim për vetminë e tij dhe besimin e pakushtëzuar: “Ave nëna ime!/ vetëm te ti kam besuar, / Zot tjetër nuk kam pasur kurrë”. Ndonëse poeti nuk i ka grupuar asnjëherë në një cikël të vetëm, poezitë që i kushtohen nënës mund ta përbënin një të tillë. Nga poezitë për nënën, mund të përmendim: “Nëna”; “Nënës”; “Vendlindja e nënës”; “Ave, nëna ime”; “Elegji për nënën” etj. 318 Letërsi

