Page 322 - Demo
P. 322
Nga teksti te kuptimi1. Poezia përbën një model të mbartjes së frymës erotike mbi elemente të pastra mistike. Në cilat mendime nis të formohet kuptimi i saj? Si e kuptoni lidhjen e mistikes me Hënën?2. Vargjet “Ku ishe ti kur vizatova profilin tënd / Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?” të lënë të kuptosh që heroi lirik ka nisur të ndiejë një dhimbje. Nga e ka burimin kjo dhimbje?3. Lidhja e mungesës me natën është zgjedhje që Rreshpja e ka shfrytëzuar nga fondi i traditës së poezisë shqipe. Si e kuptoni këtë lidhje? A krijon ajo një mungesë shpjegimi, një mister? Pse?4. Në strofën e katërt, kroi dhe ujërat lidhen me kujtesën. Si ju vjen ndjesia e heroit lirik, konkrete apo e pashpjegueshme, si uji, si rrjedha, si ikja? 5. Pyetjet që vendosen në strofën e fundit nuk janë pyetje retorike, por janë pyetje pa përgjigje, sepse heroi lirik nuk di t’u japë një përgjigje. Ai është në luftë me to. Si e kuptoni ju këtë luftë? Ka ndjesi tjetër te heroi lirik, përveç ndjesisë së erotikës? Cilat janë detajet që ju çojnë te përgjigja që dhatë?Nga teksti te ndërtimi6. Ndërtimin e poezisë do ta ndjekim në dy rrugë: njëra është struktura e jashtme, mënyra se si ka ndërtuar vargjet dhe figuracionin, tjetra është ndërtimi i brendshëm, strukturat e kuptimit. Poezia nis me pyetje retorike. Cilat janë përgjigjet e fshehura në to? Janë përgjigje të pastra, apo jo? 7. Poezia nuk ka një ndërtim të rregullt strofik, as rima të jashtme. Por ajo e arrin ritmin duke krijuar theksa ritmikë të brendshëm. Cilat janë fjalët apo grupet e fjalëve që theksohen në secilën strofë? Si lidhen këta theksa mes tyre? Janë të njëjtë apo të shpërndarë? A varet kjo nga synimi i poezisë? 8. Për ta ndërtuar këtë poezi, autori ka përdorur kalimin nëpër detaje: nga hëna (vargu i parë: Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hёnё?/ Nё ç’hёnё barisje vallё?) te mjegulla (vargu i parafundit: Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?) derisa bëhet pastrimi i subjektit lirik nga synimi i pastër erotik. Ky ndërtim është mbështetur në kuptimin e parë të fjalëve apo në kuptimet figurative? 9. Ndërtimi figurativ i fituar nga tërë poezia - erotika e pastër që sublimon heroin lirik - arrihet të perceptohet pasi e kemi lexuar tërë poezinë apo edhe pjesë-pjesë, varg pas vargu? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke u ndalur te metafora e krejt poezisë. 10. Këtu poeti bashkon më anë të arsyes dy elemente të pavarura: natyrën dhe erotikën. Ai ua ka hequr pavarësinë duke i bashkuar, duke krijuar një element të tretë: mistiken. Këtë e shpreh qartë vargu: “Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!”. Kjo zgjedhje ndërtimore, a vjen e natyrshme deri në këtë varg? Në ç’raport qëndrojnë këto tri elemente: natyra, erotika dhemistikja? A shkrihen dy të parat tek e treta? Argumentoni përgjigjen tuaj. S T U D I M T E K S T I 320 Letërsi

