Page 323 - Demo
P. 323


                                    Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Në dy vargjet e para vërejmë kuptimin e shumëfishtë që merr fjala hënë. Duke e vendosur në pyetje retorike, fjala zhvendoset në dy hapësira. Cilat janë këto dy hapësira? A ndikon përemri vetor ti për të treguar dy kuptimet e fjalës hënë? Cilin imazh përcjell kjo dykuptimësi: të ikjes, të erotikës, të dhimbjes apo të gjitha bashkë? Pse?12. Në strofën e dytë, dhimbja është imazhi që ndërtohet mbështetur në një fushë kuptimore të krijuar nga disa fjalë. Identifikoni këto fjalë dhe përcaktoni fushën kuptimore që të çon te dhimbja nga humbja. Si lidhen ato me njëra-tjetrën? Lidhja shpjegohet me realen apo me mistiken? Pse? 13. Përdorimi i anaforës: “Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde/Pastaj erdhi prapë nata”,i shoqëruar me përsëritje të pjesshme të vargut, është kontakt me notat rrëfyese popullore, synimi i të cilave është ikja, rendja e kohës. Kjo ikje e kohës mbushet me mungesë. Për çfarë mungese e ka fjalën heroi lirik, mungesë fizike apo mungesë ndjesie? Si lidhet kjo mungesë me ikjen e kohës?14. Natyra shfaqet me gjithë ornamentet e saj: kroi, lisi, uji, agimi. Prani e fjalës sovran, e nxjerr nga imazhi njerëzor dhe e bën të pashpjegueshme. Por kjo është vetëm njëra anë e perceptimit. Këto fjalë nuk lidhen më me kuptimin e tyre të parë, por me erotikën. Cili detaj në strofën e katërt dhe të pestë bëhet qendra erotike e këtij imazhi?15. Strofa e gjashtë ka një kundërvënie sa të dhimbshme, aq edhe pohuese. Heroi lirik është zhytur thellë në erotikë dhe e pranon këtë. Cili është kuptimi gjithëpërfshirës i fjalës ani? Si lidhet pohimi i vargut të parë me pyetjet që vijojnë në strofë? Identifikoni metaforat e çdo vargu dhe thoni se cilat fjalë mbajnë peshën metaforike në to. Nga teksti te përdorimi16. Poezia nis me një ndajfolje vendi, e cila i nënshtrohet tonalitetit pyetës. Cili është qëllimi i këtij përdorimi? A ndikon ky përdorim në fillesën mistike të kumtit të vargut?17. Përdorimi i vetës së parë në këtë poezi është në funksion dialogues. Me kë dialogon poeti? A ka një imazh konkret dialoguesi/ja? Veçoni përdorime të tjera të gjuhës që mbështesin dialogimin e heroit lirik. 18. Në vargun “Pastaj erdhi prapë nata”, ndajfolja e kohës në këtë përdorim përcjell kumtin e kundërt të thelbit të saj: kohë të pakohë, të pambarim. Ky përdorim lidhet me shpresën apo mungesën e shpresës? Cilat ndjesi përcjell te ju si lexues?19. Në strofën e gjashtë vërejmë përdorimin e fjalës vjeshtë në numrin njëjës dhe fjalëve shirat, mjegullat, ylberët në numrin shumës. Përdorimi i kësaj kundërvënieje gramatikore krijon imazhin e vjeshtës si një kumt përmbledhës. Si lidhet kjo marrëdhënie me erotikën?  Po me misticizmin e kësaj ndjesie?20. Poezia mbyllet me një lutje, të cilën duket se heroi lirik ia drejton dhembjes që ndien brenda. Për të kuptuar këtë, ndalemi te përdorimi i frazeologjisë vër dorë. Këtë grup populli e përdor kur kërkon ndihmë, atëherë kur shpresa ka humbur dhe dhimbja është e papërballueshme. Kthehuni në kontekst. Jepni shpjegimet për pyetjet: pse ndihet nevoja për një shfrim të tillë lutës? A është zhveshur krejt heroi lirik nga pesha e erotikës? Letërsi 321
                                
   317   318   319   320   321   322   323   324   325   326   327