Page 324 - Demo
P. 324


                                    Nga teksti te reflektimi21. Gjuha me figuracion të pasur, me metafora që shkrijnë në një të vetme detajet e botës përreth, për t’i kthyer ato në funksion të ndjesive, është teknika që e afron Rreshpjen me stilin plot ornamente. A kuptohet kjo poezi që me leximin e parë apo duhen disa lexime për të krijuar perceptimin e saj? A e vështirëson stili barok këtë procedurë?22. Ndonëse poet modern, vërehet që shumë elemente të poezisë së Rreshpjes i gjejmë edhe në folklorin shqiptar. Kjo ndërthurje anon nga modernizmi. Cili është informacioni kulturor që marrin këto elemente në vargjet e Rreshpjes?23. Pas metaforave që përdor Rreshpja, kemi humbjen e botës objektive, por bota e “krijuar” prej tyre tregon fuqinë e fituar, duke marrë kujtimin e një pasqyre vërtet të veçantë të saj. Në këtë rast, e çrregullta, d.m.th. e papritura, e befta, habia, a përbën një element thelbësor të së bukurës së vargut të Rreshpjes?24. Duhet të theksojmë se, edhe pse të kujton poetikat manieriste e baroke, kjo poezi ruan vlerën e modernitetit, që në letërsinë perëndimore ka filluar me pohimin e fuqisë interpretuese të gjuhës në poezi (Poe, Hopkins, Mallarmé), kur ajo fiton domethënie e përmasa të reja në shtratin e poezisë bashkëkohore. Nëse do të mundnit ta përkthenit Rreshpjen, ku do të hasnit më shumë vështirësi: në metaforat e përdorura apo në dhënien e gjendjes gati në delir të heroit lirik? 25. Tretja shkallë-shkallë e objektit erotik në subjekte mistike, mendojmë se i jep objektit funksion shpirtëror, jofizik, duke na e bërë të qartë se s’kemi të bëjmë me një erotizëm as konkret, as platonik, por mistik. A besoni se është e vështirë të shprehen ndjenjat? A nuk është më mirë t`i jetosh dhe të mos u vësh emër? A është kjo fshehtësi? Cilin nga poetët tanë të kujton ky lloj misticizmi mbi erotikën? Nga teksti te të shkruaritKujtoni vargjet e L. Poradecit në poezinë “Kur shtrohet vala përmbi zall”: Se s’dashuronja as unë, as ti,Po dashuronte dashuria.Një dashuri, një fshehtësi,M’e fshehur sesa fshehtësia.Argumentoni me shkrim takimin e fshehtësisë së këtyre vargjeve me kumtin e fshehtësisë së Rreshpjes. Ndaluni te:dallimet e dy perceptimeve;ndikimi i modernitetit në këtë këndvështrim te të dy poetët.Dashuria, Chagall322 Letërsi
                                
   318   319   320   321   322   323   324   325   326   327   328