Page 327 - Demo
P. 327


                                    Gjuhë Arti i intervistimit IIDëgjoni të fragmentuar intervistën e shkrimtarit Mehmet Kraja.“MEHMET KRAJA: LIRIA IME NUK I NGJAN ASKUJT TJETËR”A.D.: Zoti Kraja, kjo bisedë me ju, për mua është e veçantë, pasi gjithnjë letërsia juaj ka qenë ajo që kam sugjeruar nga letërsia shqipe. Sa herë më bëhej pyetja “Çfarë u sugjeron të rinjve që duan ta sistemojnë mënyrën e tyre të të shkruarit?”, kam dhënë një përgjigje: “Romanet e Mehmet Krajës”. Tani, pasi pata fatin ta lexoja para botimit romanin tuaj të fundit “Liria ime”, bindem edhe më tepër se ky mbetet sugjerimi i duhur. Si është liria juaj dhe pse duhet një roman që ta tregoni atë?M.K.:  Liria është një përjetim kompleks dhe i vështirë për t’u rrëfyer, sepse në esencën e saj liria është e pamundur, është ëndërr, e cila, kur bëhet realitet, sikur e humb magjinë e saj. Ekzistencialistët kanë thënë gjëra të mrekullueshme për lirinë, për dimensionin e saj njerëzor dhe filozofik, unë i kam pasur në dijeni pikëpamjet e tyre, por në punë shkrimi letrar unë e kam çuar rrëfimin në një drejtim tjetër: te fati njerëzor, i cili nuk ndryshon, pavarësisht se liria ndonjëherë krijon rrethana më të favorshme për jetë më të dinjitetshme. Në këtë këndvështrim, unë kam dashur të jem origjinal, pikërisht për arsye se liria ime është e tillë që nuk i ngjan askujt tjetër: unë nuk jam ngopur me lirinë, as më është velur liria, thjesht kam dashur të them se ajo është një iluzion, shpesh një fat njerëzor i përmbysur dhe se në rastin e shumë njerëzve në Kosovë ajo mund të ketë ardhur shumë vonë. Edhe një gjë mund të them: idetë e mëdha, siç lufta, liria etj. krijojnë drama të mëdha njerëzore, përmbysje dhe fatkeqësi, DËGJIM1Gjuhë 325
                                
   321   322   323   324   325   326   327   328   329   330   331