Page 328 - Demo
P. 328


                                    siç krijojnë edhe iluzione, vetëm se fataliteti nuk ndryshon: në esencën e të gjitha kuptimeve të jetës, njeriu është fatkeq dhe i palumtur.A.D.: Balzaku thoshte se ishte zoti i personazheve të tij. Ka raste kur për ndonjë personazh te “Liria ime”, pasi e përshkruani, pyesni lexuesin çfarë mund të bëj me të? dhe thoni këtë apo atë, ndonëse, në fund, e lini të lirë të bëjë zgjedhjen e tij. Cili është në të vërtetë raporti juaj me personazhet e këtij libri?M.K.:  Unë nuk e mistifikoj krijimin letrar, unë jam shkrimtar me përvojë të gjatë dhe dua të them se personazhet i zgjedh nga galeria e pasur e karaktereve, me të cilët ballafaqohemi çdo ditë. Është një botë e madhe njerëzish, të cilët janë gjithkund përreth, mjafton të zgjasësh dorën dhe të zgjedhësh atë që të duhet në një lloj ose në një lloj tjetër të rrëfimit. Për këtë lloj rrëfimi mua m’u deshën personazhe, që i kam njohur dhe i kam parë, por se mos ka rëndësi kjo! Për mua kanë qenë me rëndësi dy gjëra: që t’i kap fijet e holla të botës së tyre komplekse dhe, e dyta, të hulumtoj fatin e tyre, në bredhjen pa fund në kërkim të lumturisë. Edhe një gjë: që të bëj të ditur se personazhet e mia, ndonëse të paragjykuara si njerëz me aftësi të kufizuara meditimi, ndërtojnë botën e tyre filozofike shumë komplekse, me zhbirime të holla, me depërtime të thella në kuptimet e errëta të botës dhe të qenies. Ata nuk jetojnë në plankton, ata përpiqen të gjejnë kuptimin e gjërave, pavarësisht se askush nuk e kërkon prej tyre diçka të tillë.A.D.: Ju nuk e quani thjesht roman, por i shtoni edhe një variant nga pas. Pse?M.K.:  Romani “Liria ime” përbëhet nga nëntë rrëfime, që nuk kanë lidhje organike mes tyre, janë rrëfime të pavarura dhe, duke marrë parasysh këtë rrethanë, këta nëntë “rrathët e ferrit”, në pikëpamje të zhanrit, mund të mos jenë tamam roman në kuptimin tradicional, por një variant i tij. Pra, me këtë “nëntitull” kam dashur të heq ndonjë “barrierë” leximi: të sugjeroj se romani është shkruar me një “përmbysje funksionale” të zhanrit, e cila, për mendimin tim, lëndën letrare rrëfimore e bën më të lexueshme. Janë nëntë subjekte, që kanë lëndë të mjaftueshme për nëntë romane të kondensuara në një tërësi. Por as kjo nuk ka shumë rëndësi. Këto janë katikule rrethanore. Substanca e një vepre letrare është teksti, teksti, teksti…A.D.: Thonë se historinë e shkruajnë gjithmonë fitimtarët, ndaj, nga perspektiva e tyre është e lavdishme. Edhe në rastin e “Liria ime” janë shqiptarët e Kosovës ata që e shkruajnë, por shohim krejt të kundërtën e lavdisë. Si është e mundur kjo?M.K.:  Po, është e vërtetë se historinë e shkruajnë fitimtarët, por “Liria ime” nuk është histori, prandaj atë e shkruajnë ose e rrëfejnë njerëz që e vrasin mendjen për kuptime më të thella, njerëz që ndiejnë peshën jo vetëm të “anës së errët” të lirisë, por më shumë DËGJIM2326 Gjuhë
                                
   322   323   324   325   326   327   328   329   330   331   332