Page 329 - Demo
P. 329


                                    se aq: ata ndiejnë peshën e tragjicitetit njerëzor, peshën e rëndë të pamundësisë, peshën e papërballueshme të palumturisë. Madje edhe më shumë se kaq, ata nuk janë të lumtur edhe për një arsye shtesë, sepse nuk arrijnë të gjejnë kuptimet e fshehta të ekzistencës; ndonjëherë vetëm kjo iu mjafton për t’u futur në vorbullën e pësimit. Por, mbi të gjitha, personazhet e këtyre rrëfimeve shohin përtej asaj që është sipërfaqësore, njëdimensionale dhe mos u befasoni nëse ju them se ato janë “të lumtura” në palumturinë e tyre, sepse shumë prej tyre kanë arritur fundin, përtej të cilit nuk ka asgjë, nuk ka as kuptime të fshehta, nuk ka as arsye për ekzistencë.A.D.: Çka ndiej kur lexoj romanin, është edhe një fakt pak paradoksal: sikur kishte shtetas të Kosovës që, ardhja e lirisë nuk i gëzoi, përkundrazi. Është e vërtetë kjo?M.K.:  Jo, nuk mendoj se mund të thuhet ashtu. Nëse kërkohet një shpjegim politikpragmatik i kësaj situate, duhet thënë se liria, aq më tepër një liri që vjen vonë dhe lë të krijohen drama njerëzore thellësisht të palumtura, nuk i zgjidh të gjitha problemet, aq më pak ato filozofike. Liria krijon predispozita për të zgjidhur disa probleme ekzistenciale, kjo është e vërteta, por nuk shkon përtej kësaj. Në rastin e Kosovës, liria është ngarkuar me një peshë që nuk e përballon dot, është ngarkuar me ëndrra dhe iluzione, natyrisht, edhe me zhgënjime. Është e njëjta gjë si në Shqipëri: dalja nga diktatura u përjetua si liri, por kjo liri nuk arriti t’i bënte njerëzit të lumtur, përkundrazi, ajo tregoi edhe anën e errët të fytyrës së vet të vrerosur.A.D.: Zoti Kraja, më bën shumë kureshtar një tipar që i bashkon të gjitha personazhet: mungesa e kujtimeve të vlefta në Kosovë, pasi kthehen dhe e vizitojnë atë. Për çfarë arsyeje në Kosovë nuk ka kujtime?M.K.: Është një shpjegim “teorik” i një situate jetësore, me të cilën përballen njësoj edhe shqiptarët e Shqipërisë, të cilët aktualisht bredhin nëpër botë: kujtimet që i lidhin me vendin e tyre, më kalimin e kohës, fillojnë e zhbëhen, sikur përfshihen nga Alzhajmeri, duke humbur substancën trunore. Pak nga pak, kuptimi i atdheut fillon e reduktohet dhe dikur, e dini se në çfarë përfundon? Në një varr, të cilin, njësoj si personazhi im, nuk e gjen dot në varrezat e Prishtinës, për të vendosur një tufë me lule.A.D.: A është e tillë qenia njerëzore që me ngulm kërkon diçka, në rastin e shqiptarëve të Kosovës, lirinë, e mandej nuk di çfarë të bëjë me të, si ta përdorë?M.K.: Fataliteti nuk lidhet vetëm me shpjegime të kuptueshme, shpesh i tejkalon këto përmasa dhe kap parametra të tjerë, të pakuptueshëm dhe të paarritshëm nga mendja e njeriut. Në këtë kuadër, liria mund të jetë vetëm një “vogëlimë” e vanitetit njerëzor.A.D.: Jemi mësuar që ngjarje të kësaj natyre, si çlirimi apo pavarësia, letërsia shqipe t’i trajtojë në kontekste të gëzuara, ku vihet re një entuziazëm i tepruar. Në rastin tuaj, jo veç me “Liria ime”, por edhe në të tjera vepra, kujtoj këtu “Prishtina”, është e kundërta. Ndoshta shkoj pak larg, por a mund të shihet kjo edhe si një mënyrë për t’iu kundërvënë asaj letërsie me ngjyrime shpesh hipokrite?M.K.: Mendoj se po. Kemi një letërsi të tërë, që ngjan me “operetë sapuni”, që e merr jetën dhe qenien me “lehtësi të padurueshme”, siç do të thoshte Kundera. Me librat e mi DËGJIM3Gjuhë 327
                                
   323   324   325   326   327   328   329   330   331   332   333