Page 33 - Demo
P. 33
Gjuha si komunikimKomunikimi është një mjet shumë i rëndësishëm i jetës. Ai është një proces i përhershëm, jo vetëm ndërmjet njerëzve, por edhe ndërmjet kafshëve (Patat në qiell fluturojnë në formën e germës V, milingonat ecin në kolonë, qentë komunikojnë mes tyre me të lehura etj. Kafshët komunikojnë mes tyre nëpërmjet tingujve, me të cilat ato shprehin mesazhe të ndryshme.). Njerëzit komunikojnë mes tyre për nevojat e jetës së përditshme si të ushqyerit, të strehuarit, të veshurit, për dhimbjen, për gëzimin, por edhe për ekonominë në përgjithësi, bashkëjetesën, artin, politikën etj. Janë pikërisht këto nevoja, të cilat kushtëzojnë procesin e komunikimit. Të komunikosh do të thotë të hysh në marrëdhënie me të tjerët, të transmetosh njohuritë, mendimet, gjykimet, ndjenjat. Gjuha është ndërtuar në mënyrë të tillë që të përvetësohet dhe të përdoret si mjet i efektshëm i grumbullimit dhe shkëmbimit të përvojës. Gjuha regjistron në fjalë dhe fjali konceptet dhe gjykimet e njeriut për botën, parimet e shoqërisë njerëzore dhe lejon që këto njohuri të ruhen (me anë të shkrimit) e t'u përcillen brezave pasardhës. Në këtë mënyrë, gjuha mundëson edhe komunikimin mes brezave. Për të komunikuar, njerëzit ndërtojnë tekste, të cilat i përdorin në kontekste të caktuara. Për të shprehur sa më saktë mendimet, ndjenjat, kumtet etj., gjuha fiton kuptime të tjera, të cilat reflektohen në ndërtime të reja jo të zakonshme për elementet gjuhësore. Në këtë mënyrë përftohet pikërisht ai që quhet organizim dytësor. Organizimi dytësor parashikon ndër të tjera gërshetimin e mjeteve gjuhësore të niveleve të ndryshme në përshtatje me situatën dhe pjesëmarrësit e komunikimit. Kështu, nëpërmjet devijimeve nga kuptimet e para realizohen edhe kuptimet e figurshme, që përmbledhin ndjesi, emocione të ndryshme etj. Lulja u vyshk./Zemra u vyshk. Në shembullin më lart vihet re se vetëm nëpërmjet ndryshimit të një fjale në këtë grup fjalësh, ndryshon tërësisht situata, kuptimi, imazhi i gjithë grupit, duke marrë një vlerë emocionale mjaft të lartë, atë që përcjell kjo metaforë. Fjala zemra, e vendosur pranë foljes vyshkem, nuk gjen përdorim të zakonshëm. Përdoruesi i vë bashkë për të realizuar një kuptim të ri që, në fakt, nënkupton plakjen, rënien e zemrës. Prandaj, ai ka ndryshuar përdorimin e kësaj fjale në ndërtimin e saj të zakonshëm (p.sh zemra rreh). Këto kuptime që merr fjala në këtë ndërtim të pazakontë quhen kuptime të figurshme, kurse ndërtimi i ri ku u përdor ajo, është pikërisht organizimi dytësor i saj.Në këtë kontekst, stilistika e vështron gjuhën të lidhur me komunikimin, me nevojat shoqërore dhe individuale, me funksionin gjatë përdorimit të saj real e praktik. Pra, ajo sheh se cilat janë mjetet dhe ndërtimet gjuhësore në këtë organizim, për ta bërë Gjuhë STILI NË GJUHË DHE LETËRSI Komunikimim mes të rinjsh.Gjuhë 31

