Page 330 - Demo
P. 330
desha të them një gjë tjetër: jemi njerëz racionalë dhe dimë të mendojmë e të gjykojmë edhe për “anët e errëta” të qenies. Këtu ka edhe një gjë tjetër, të cilën nuk mendoj se duhet ta shtjellojmë gjatë me këtë rast e që lidhet me letërsinë e realizmit socialist: është mbushur letërsia jonë sa nuk mban më, me rrëfime josubstanciale, me rrëfime mediokre, po deshët, mund t’i quajmë edhe hipokrite. A.D.: Gjuha që ju përdorni është krejt e veçantë, me një dendësi figurash të pashoqe në prozë. Është një mjeshtëri e lindur, jam i sigurt, kjo e përpunimit të gjuhës në të tillë mënyrë që asaj t’i merret esenca më thelbësore, tek e cila nuk arrin kushdo, përkundrazi, por pavarësisht, jam kureshtar të di si është pak a shumë ky proces, pra, zgjedhja e fjalëve, vendosja në fjali e fraza e mandej, në tërësinë e tekstit?M.K.: Është proces i vështirë, të jeni të sigurt, por është edhe proces që nxit kënaqësinë e krijimit. Kjo buron nga pikëpamja ime, se letërsia është gjuhë dhe se përtej gjuhës në letërsi nuk ka asgjë, siç nuk ka asgjë në muzikë përtej tingullit, ose në pikturë përtej ngjyrës. Pra, dua të them, gjuha nuk mund të ndahet nga procesi i krijimit letrar, është substanca e tij, nuk është vetëm mjet, është vetë qenia e tij. Tjetër nuk di çfarë të them, sepse as vetë nuk e kam të qartë si funksionon kjo. Fundja, mua nuk më duhet shpjegimi i strukturalistëve se gjuha dhe mendimi janë një tërësi, sepse mua nuk më hyn në punë vetëm funksionaliteti i gjuhës, më duhet edhe hijeshia e saj, mrekullia që buron prej saj, duke qenë se letërsia është “shkrim i bukur”. Kurse ne kemi një gjuhë, me të cilën mund të shkruhet bukur, gjuhë me të cilën mund të ndërtohet çdo godinë madhështore e letërsisë… Kurse fjalët, ato nuk i kërkoj, ato vijnë vetë, por unë zgjedh diçka tjetër, zgjedh sintaksën e fjalisë dhe të frazës, e cila duhet të shkojë në harmoni me rrëfimin. A.D.: Narratori i rrëfimit, mund të identifikohet me ju?M.K.: Po, unë jam, gjëkund jam unë, unë rrëfej, unë krijoj personazhet, unë e krijoj iluzionin e lexuesit për rrëfimin, për dramën… sepse, e dini, letërsia, arti është akt individual i krijimit.A.D.: Një gazetar, një infermiere, një shkrimtar, një e përdalë, një politikan, një qenush… këto janë disa nga personazhet tuaja. Pak a shumë, kapni përfaqësues nga çdo sferë e asaj që mund të quhet jetë sociale dhe secilin e zbërtheni në individualitetin e tij fizik, mendor, moral e shpirtëror.M.K.: Është një galeri personazhesh, që kanë të përbashkët një udhëtim jetësor. Unë nuk i kam përzgjedhur për shkak të palumturisë së tyre, por për shkak të kontekstit jetësor: të gjithë ata janë duke bredhur ose kanë bredhur nëpër botë në kërkim të lirisë, dhe të gjithë ata kanë bërë luftën e tyre, duke luftuar për atdheun në mënyrën e vet, duke DËGJIM4328 Gjuhë

