Page 331 - Demo
P. 331
S T U D I M T E K S T I Ushtrohuni përmes tekstitPas Dëgjimit 11. Për të pasur një intervistë të suksesshme, intervistuesi duhet të ketë njohuri tepër të mira paraprake për personin e intervistuar. A mendoni që intervistuesi në intervistën në fjalë (A.D.) ka njohuri të mjaftueshme rreth shkrimtarit Mehmet Kraja? Çfarë e lidh intervistuesin (A.D.) me shkrimtarin? 2. Pyetjet, gjatë një interviste, mund të jenë me fund të mbyllur ose me fund të hapur. Si janë pyetjet e fragmentit të parë të intervistës, me fund të hapur apo të mbyllur? Si mendoni, përse intervistuesi ka zgjedhur këto lloj pyetjesh për të çelur intervistën e tij?3. Komentoni thënien e shkrimtarit Mehmet Kraja: “Unë nuk jam ngopur me lirinë, as më është velur liria, thjesht kam dashur të them se ajo është një iluzion, shpesh një fat njerëzor i përmbysur dhe se në rastin e shumë njerëzve në Kosovë, ajo mund të ketë ardhur shumë vonë”.4. Çfarë lidhjeje ka mes personazheve të veprës “Liria” dhe njerëzve që shkrimtari thotë se i has në përditshmërinë e vet?5. Si duhet të jetë subjekti i një romani tradicional, sipas asaj që thotë shkrimtari M. Kraja, kur shpjegon pse e ka titulluar romanin e vet një variant?e mbyllur që të gjithë ciklin jetësor të ngulfatur nga ideja se lumturia e tyre është bjerrë margjinave të ngjarjeve të mëdha. Ata janë heronj anonimë, disa më shumë e disa më pak tragjikë, por të gjithë kanë të përbashkët mallkimin e pamundësisë për të qenë ndryshe. Megjithatë, ata nuk janë të njëjtë, ata nuk i lidh e njëjta histori, por i lidh i njëjti pasion për një ideal, kërkimi i të cilit i ka çuar pashmangshëm në vdirrje të iluzioneve. Kjo është edhe ajo fija e kuqe që i lidh mes veti këto rrëfime, siç i lidh edhe personazhet dhe bëmat e tyre. A.D.: Ju në rininë tuaj keni punuar edhe si gazetar, fillimisht në gazetën e studentëve “Bota e re” e pastaj në të famshmen “Rilindja”; që nga viti ’74 keni botuar rregullisht tregime e romane, si dhe janë vendosur në skenë drama të shkruara nga ju; në vitet ’80 u bëtë pjesë e lëvizjeve politike të kohës; një kohë ishit profesor e së fundmi, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës… A përfshin “Liria ime” gjithë këtë eksperiencë të çmuar në kohë dhe larmi profesionesh, kur tregon fatin e personazheve krejt të pafata?M.K.: Kam një përvojë jetësore relativisht të gjatë dhe relativisht të pasur, por aktualisht mendoj se nuk më mungon asgjë për të qenë shkrimtar, për aq sa më mban penda. Kam kaluar përjetime të rënda e më të rënda dhe përgjithësisht, jeta nuk është treguar aq miqësore me mua. Tani, krejt çka dua është të shkruaj dhe të bëj letërsi, të shkruaj letërsi të mirë dhe të lexoj letërsi të mirë.(Bisedoi: Andreas Dushi, Intervistë e botuar në gazetën “Ex-libris”)Gjuhë 329

