Page 332 - Demo
P. 332
Pas Dëgjimit 26. Sipas shkrimtarit, si lidhet koncepti i lirisë me lumturinë dhe ekzistencën?7. Cilat janë pasojat e lirisë së ardhur me vonesë dhe dy rastet ilustruese të lirisë së vonuar, sipas shkrimtarit?8. A pajtoheni me mendimin e shkrimtarit se ata që largohen nga atdheu fillojnë të humbasin kujtimet që lidhen me të? A e keni vërejtur zbehjen e lidhjeve me atdheun te njerëzit tuaj të afërm që mund të jetojnë jashtë shtetit?Pas Dëgjimit 39. Në thënien e shkrimtarit M. Kraja: “Kemi një letërsi të tërë, që ngjan me “operetë sapuni”, që e merr jetën dhe qenien me “lehtësi të padurueshme”, siç do të thoshte Kundera”, kujt i referohet ai me termin “operetë sapuni”? 10. Sipas shkrimtarit, çfarë raporti ka midis gjuhës dhe letërsisë? Gjeni në intervistë fjalitë ku shpjegohet ky raport. 11. Sipas jush, pyetja e intervistuesit (A. D.): “Narratori i rrëfimit, mund të identifikohet me ju?”, është pyetje me fund të hapur apo të mbyllur? Pas Dëgjimit 412. Pjesa e fundit e intervistës, emërtuar “Pjesa 4” nis me pohimet e gazetarit: “Një gazetar, një infermiere, një shkrimtar, një e përdalë, një politikan, një qenush… këto janë disa nga personazhet tuaja. Pak a shumë, kapni përfaqësues nga çdo sferë e asaj që mund të quhet jetë sociale dhe secilin e zbërtheni në individualitetin e tij fizik, mendor, moral e shpirtëror”. Fill pas kësaj, shkrimtari (M.K.) nis të përgjigjet, ndonëse atij ende nuk i është bërë një pyetje e drejtpërdrejtë. Lexoni me vëmendje edhe një herë përgjigjen e shkrimtarit dhe riformuloni pohimin e gazetarit, në formën e një pyetjeje me fund të hapur.13. Si mendoni, përse përmenden përvojat profesionale të shkrimtarit në pyetjen e fundit të gazetarit (A.D.)? Gjeni përgjigjen e saktë dhe argumentojeni atë. a) Për të treguar se shkrimtari ka qenë njeri me shumë fat dhe shumë përvoja jetësore e profesionale, që i kanë garantuar atij lirinë.b) Për të treguar që, falë përvojave jetësore, shkrimtari ka qenë në gjendje të takojë njerëz të ndryshëm të cilët bëhen edhe personazhe të veprave të tij.c) Për të mësuar më tepër për planet për të ardhmen, që shkrimtari ka.14. Gjeni në Fjalor kuptimin e fjalëve të dhëna më poshtë. Mund të shfrytëzoni për këtë qëllim edhe versionin elektronik të fjalorit në adresën www.fjalorthi.com.Katikule, pragmatik, i ngulfatur, vdirrje, bjerr, fatalitet, operetë.Sfida e të shkruarit 15. Gjeni veprën në prozë ose poezi të një prej shkrimtarëve bashkëkohorë Eqrem Basha, Kujtim Shala, Ymer Shkreli, lexojeni atë dhe përpiloni pyetjet e një interviste të ngjashme me intervistën letrare që pamë në këtë mësim. Mos harroni të merrni informacione të detajuara për jetën dhe veprën e shkrimtarit, që do t’i bëjnë më të plota e më të sakta pyetjet e intervistës. Pasi ta keni përpiluar intervistën, gjeni mundësinë t’ia nisni atë me postë elektronike shkrimtarit të përzgjedhur dhe përgjigjet e marra prej tij t’i ndani me shokët e klasës, ose ta ftoni shkrimtarin për një intervistë në klasë. 330 Gjuhë

