Page 333 - Demo
P. 333


                                    Letërsi At Zef Pllumi Vepra më e njohur e At Zef Pllumit është “Rrno vetëm për me tregue”. Ajo konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë dokumentare, e cila përmes narracionit të pasur autobiografik të At Zef Pllumit, sjell dëshmi shkrimore për tmerret e ndëshkimeve dhe të persekutimeve gjatë komunizmit në Shqipëri. Përmes rrëfimit personal të kujtimeve për jetën në burgje portretizohet me qartësi therëse shtypja tëhuajzuese e regjimit diktatorial. Vepra “Rrno vetëm për me tregue” është themeluese e asaj që njihet si letërsi burgu dhe vjen si një mësim etik dhe porosi për të mos harruar vuajtjet e një populli nën thundrën diktatoriale. “Rrno vetëm për me tregue” përbëhet nga tri pjesë: “Libri i kujtimeve” (Pjesa e parë 1944–1951), “Liria midis dy burgimeve” (Pjesa e dytë 1950–1967), “Robnia e gjatë” (Pjesa e tretë 1967– 1989). Zef Pllumi e ka shkruar veprën e vet në gegërisht, duke e konsideruar gjuhën si shprehje të qenësishme të identitetit të vet dhe duke vijuar traditën letrare gege të Fishtës, Pashkut e Martin Camajt. Ndonëse vepra është ndërtuar mbi kujtimet personale të Zef Pllumit, ajo ka karakter polifonik, sepse shpesh autori integron me rrëfimin personal edhe dëshmitë e të tjerëve dhe rrëfenjat për të tjerët, që i ka hasur gjatë kalvarit të vuajtjeve në burg e kampe përqendrimi. Shumësia e zërave që rrëfejnë për dhimbjet, vuajtjet, fatin e kobshëm përbëjnë një galeri të jashtëzakonshme personazhesh, që dëshmojnë tiparet e botës shqiptare nën diktaturë. Për autorin, rrëfimi është provë e së vërtetës, edhe më e besueshme se dokumenti, i cili mund të jetë i ndërtuar apo i manipuluar. Vepra ngërthen në vetvete, nga njëra anë, historinë faktike të një epoke dhe nga ana tjetër letraritetin e spikatur, duke paraqitur At Zef Pllumi ishte meshtar françeskan dhe shkrimtar. Në vitin 1931, hyri në Kolegjin Françeskawn të Shkodrës, ku ndoqi të gjithë ciklin e arsimimit, deri në vitin 1944. Në vitet 1943–1944, bashkëpunoi me revistën “Hylli i Dritës” dhe u zgjodh sekretar personal i Át Anton Harapit, asokohe Provincial i françeskanëve në Shqipëri. Ishte 22 vjeç, kur më 14 dhjetor 1946, u arrestua dhe dënua me tre vjet burg. Shkak për arrestimin e tij, sikundër thotë dhe vetë, ishte pozicioni i tij si sekretar personal i Provincialit. Komunistët mendonin se duhej të dinte shumë dhe se prej tij mund të nxirrnin informatat e duhura. Në vitin 1967, u arrestua sërish dhe për 23 vjet vuajti dënimin në burgje e kampe të ndryshme, si në Spaç, Reps etj. U lirua më 1989-ën. Nga viti 1993 gjer më 1997 rinxori revistën “Hylli i Dritës”. Gjatë këtyre viteve, shkroi dhe botoi trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”, “Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo” e “Ut heri diçebamus–siç i thonim dje”. Letërsi 331
                                
   327   328   329   330   331   332   333   334   335   336   337