Page 334 - Demo
P. 334
S T U D I M T E K S T I jo vetëm historinë personale, por edhe duke furnizuar me dëshmi kujtesën kolektive. Kjo vepër, në gjithë universin e vet, bën thirrje që të gjithë të reflektojnë rreth asaj që kanë përjetuar shqiptarët gjatë regjimit diktatorial. Në parathënin e librit, Zef Pllumi e shtron për të gjithë lexuesit e veprës, ftesën e tij për reflektim: “Ngjarjet që ktu tregohen nuk janë fantazi, as trillime a shpifje të njaj propagande politike, por përshkrime të zbeha të atij realiteti t’idhun historik që u zhvillue në Shqipni për gati 50 vjet. Vendi im nuk asht në fundin e botës o diku në skajin e saj, por në Europë, ku farkëtohen fatet e qytetnimit perëndimor. Ngjarjet që tregohen ktu janë tepër të vështira me u shkrue, prandej autori u kërkon të falun masi nuk asht shkrimtar, dhe me dashamirsi ju këshillon që të reflektoni shumë mbi këto ngjarje dhe të kërkoni shkakun e vërtetë se pse ndodhën ato. Pse?”Verifikoni njohuritë1. Cila është kryevepra e At Zef Pllumit dhe cilat janë pjesët përbërëse të saj?2. Cilin zhanër letrar mendohet se ka çelur për herë të parë vepra “Rrno vetëm për me tregue”?3. Zef Pllumi shkruan gegërisht për të kundërshtuar gjuhën letrare të regjimit të kohës, apo sepse me anë të gegërishtes, i ngjan më tepër koloritit gjuhësor vendas dhe është më i besueshëm? Argumentoni përgjigjen tuaj.Ushtroni mendimin kritik4. Si mendoni, përse Zef Pllumi e titullon veprën e tij “Rrno vetëm për me tregue”? Çfarë vlere ka të treguarit pas një kalvari vuajtjesh për vetë Zef Pllumin, por edhe për të gjithë shqiptarët që jetuan në diktaturë? 5. Si mendoni, çfarë vlere marrin kujtimet dhe përjetimet personale në raport me vërtetësinë e një ngjarjeje?Libër studimor për veprën e At Zef Pllumit.332 Letërsi

