Page 336 - Demo
P. 336


                                    Atê shka kishem mâ tepër frigë, atê ma suell: aparatin e vjetër telefonik. Dridhjet që kishin fillue para nji ore n’oborr u shndrruen në dhimbje tjera, të padurueshme, të tmerrshme. O Zot, pse më lshove doret? Miliona gjylpana therse... Përplasje në dysheme. Përplasje. Atëherë nuk munda të rezistoj mâ gjatë. Çova duert e lidhuna nalt si shejë se doja me folë. M’i hoqen telat prej veshve, tue më qeshë me nji gaz përbuzës. Më lanë me pushue pak, mandej: fol! – Shikjo, – thashë un, – ju shkrueni shka të doni dhe un firmosi...– E dimë, – tha, – që do të firmosësh si gjithë të tjerët ose me lanë shpirtin. Por na trego ne këtu ato lidhjet që ke ti.– Po çfarë lidhjesh, kur nuk kam lidhje me kurrkend? – Mos u shtir naiv. Ata reaksionarët që janë me pushkë në dorë ndër male kush i drejton? Juve, ju kleri katolik.[…]Atje poshtë në rrugë u ndie nji sinjal fishkullimë. Oficeri bukurosh iu avit dritares. Hapi xhamin dhe i tha: “Prit se erdha”. E kuptova që e thirrte nji vajzë.“O dashuni, – thashë me vedi, – vetem ti duhet të sundosh botën. Vetem ti mund t’i zbutish kafshët e egra.” Oficeri bukurosh e mbylli seancën e pvetjeve. Më kthyen persri te ajo pjeshkë që priste mue ose nji tjetër. I varun, aty filluen mendimet. Nuk e ndjejshem aq shumë premjen që shkaktojshin litarët nën sjetulla. O Zot i madh! Kështu e krijove ti botën? Dhunë e dashuni?.... Dhunë e dashuni?! Po, e gjithë historia njerzore asht dhunë e dashuni! Ç’kërkon ajo vajza aty me këtë kriminel sadist? Si mundet nji femën shqiptare të bajë dashuni me nji kafshë, me nji egërsi, me nji ujk që ka etje vetëm për gjak?!... Jo, ajo nuk asht njeri, ajo nuk mundet të jetë nanë. Nanë! Nanë, simbol i dashunisë! Ajo femen asht ulkonjë, nji ulkonjë e zezë e untë për gjak njerëzor… Shkëputur nga “Libri i kujtimeve”334 Letërsi
                                
   330   331   332   333   334   335   336   337   338   339   340