Page 337 - Demo
P. 337


                                    Kampet e burgjet mbetën se mbetën vendet mâ të tmerrshmet të Republikës, ku njeriu nuk kishte asnji të drejtë njerzore, ku shfrytëzohej prej shtetit mâ keq se skllavi dikur, ku çdo komandant, oficer o polic ta merrte shpirtin si t’i tekej , shpejt o kadalë, dhe ti nuk kishe ku me e kërkue të drejtën tande, mbasi u çmojshe vetëm si nji kafshë për me bâ punë të randa. Herë mbas here, Ministria e Mbrendshme organizonte vetë provokime me anë të cilave arrestoheshin njerëz për t’i shndërrue në skllave o kafshë pune me të cilët janë punue të gjitha “Veprat e mëdha të Partisë”: janë bonifikue të gjitha kënetat e rrjedhjet e lumenjve, janë shfrytëzue e shumta e minierave e janë ndërtue gadi të gjitha uzinat e fabrikat, si edhe qendrat e reja të banimit në të gjithë Shqipninë. Pra, Enver Hoxha, ose Partia e Punës e Shqipërisë, ishte pronari mâ i madh i skllavëve që njeh historia. Kështu jetojshin të burgosunit. Po njerzit e lirë? A kishte në Shqipni njerëz të lirë? Në vështrimin e vërtetë të fjalës, nuk kishte. Gjatë ksaj kohe, Shqipnia u thur (rrethue) gjithkund gjatë kufinit të sajë me “klon”. Thirrej kështu rrjeti me telin gjembaç që përdorej prej ushtarakëve. Gjithkund 200 metra, pa mbërrijtë te piramidat e kufirit, ishin ngulë shtylla të gjata 4-5 m dhe me atë lloj teli ishte bâ nji thurje e posaçme që mos të mund kalohej kufini në asnji mënyrë. Ky rrjet ishte i pajisun edhe me sinjale elektrike, përveç qenve e njerëzve të stërvitun. Kushdo që orvatej me e kalue ketë “klon”, lente aty jeten e vet nën breshni të automatikëve e trupi i tij u lehej kafsheve mishngranse ose vorrosej në msheftësi. Mbrenda këti “Kloni” jetojshin shqiptarët, që kishin lirí, në të shumtia e rasave, me u martue simbas rregullave të Partisë; kishin lirí me rrahë shuplakë e me brohoritë Enver Hoxhen; kishin lirí me shkue kur të duen në WC; kishin liri me folë mirë për Partinë e Pushtetin; por nuk kishin lirí as me shfaqë mendimin e vet, pakënaqsitë e nevojët e veta a e me ndigjue radiot e hueja, se këto dënoheshin me nji ligje dhe i kapte “neni i propagandës”.Jam i sigurt se nji përqindje e naltë e populls shqiptare mendonte vetëm si me u skapullue nga kjo tokë e mallkueme, por kahdo që sielleshe delte përpara kloni. Nuk ishte vetëm kloni. Nji rrjetë tjetër e merimangës tepër e rrezikshme e kërcnuese, ruente çdo shqiptar. Sigurimi i shtetit, tashma me nji përvojë të pasun me kurthe tinzare, rrena e tradhti, i kishte ngulë çapojt në çdo trû shqiptari e, si nji perbindsh i tmerrshëm, këpuste çdo fije shprese që mund të endej për andrrën e lirisë. E kam ndër sy avokatin plak Qazim Danin, i cili fill mbas gëzimit të madh të lirimit nga burgu, pësoi tronditjen fatale kur i vranë djalin 25-vjeçar në kërkim të lirisë. Po ashtu edhe Kolë Gurakuqin; djali i tij i vetëm, mësues në Velipojë, gjatë udhëtimit u hodh prej motoskafit n’ujë, por e vranë aty për aty.ILUSTRIM LETRARA. Z. Pllumi Liria midis dy burgimeve KlonLetërsi 335
                                
   331   332   333   334   335   336   337   338   339   340   341