Page 338 - Demo
P. 338


                                    S T U D I M T E K S T I Më dhimbeshin ata dy pleq dhe, sa herë shkojshem me i ngushllue, kthejshem i vramë në shpirt, mbasi çdo përpjekje ngushllimi kishte mbarue për ta. Jo nga pleqnia, por nga idhnimi; nga humbja e së vetmes dashuni mbi tokë, ku kishin shpresën, mendjet e tyne kishin kalue. Po ashtu i dhimbshem kje episodi i Sandër Pistullit, nji prej ish-tregtarëve të ndershëm të Shkodrës, nji burrë tamam “zotni”, i cili shkrini të gjithë atë pasuni, që me frigë e kishte mshefë, për me ikë me gjithë familje. Kur ai me tanë familjen mbrrijtën në breg të liqenit, aty në vend të lundërtarëve e pritshin njerëzit e Sigurimit, që e përplasën në burg për shumë e shumë vite, ndërsa familja e shpërndame vuejti pa mujtë me u mbledhë mâ në shtëpi të vet. Shkëputur nga “Liria midis dy burgimeve”Nga teksti te kuptimi1. Pasi të lexoni tekstin, thoni se çfarë lloj torturash pëson Zef Pllumi dhe cili ishte shkaku?2. Çfarë ndodhte me të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri, gjatë regjimit komunist?3. A ishte liri e vërtetë ajo që gëzonin shqiptarët jashtë burgjeve, por brenda klonit?4. Çfarë i pengonte shqiptarët të largoheshin nga vendi i tyre, që vuante regjimin diktatorial?5. Çfarë fati i priste ata që tentonin t’i iknin klonit dhe sigurimit të shtetit?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Në fragmentin 1, çfarë efekti krijon pranëvënia e dy fjalive: Dridhjet vazhdojshin. Ato çizme të lustrueme.7. Gjeni një rast enumeracioni në fragmentin 2 dhe tregoni çfarë efekti krijohet prej këtij enumeracioni.8. Teksti është ndërtuar në ndërthurjen e fjalive të gjata me disa pjesë, me fjalitë e shkurtra dhe mungesore. Kjo ndërthurje i ka dhënë dinamikën e lëvizjeve që të kujtojnë luhatjet e torturave. Kthehuni në tekst dhe identifikoni këto fjali. 9. Në jo pak raste, fjalitë e shkurtra janë në urdhërore ose me karakter thirrmor. Dalloni dy për secilin rast. Tregoni shprehësinë e tyre dhe mënyrën se si ndikojnë në ecurinë e ngjarjeve në rrëfim. 10. Figura e vajzës në fragment evokon paradoksin te torturuesi. Cilat janë dy përmasat paradoksale që bëhen bashkë te torturuesi? Diskutoni nëse kemi të bëjmë me një paradoks universal.Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Titulli i kapitullit nga është shkëputur fragmenti 1 është “Ulkoja dhe Bijt e vet”. Në këtë rast, figura e ujkonjës sipas jush shënjon:personifikimin e së keqes;gruan që shkon me torturuesit;shtazën e pyllit;diçka tjetër __________________________________________12. Çfarë vlere kuptimore dhe emocionale ka në fragmentin e parë përdorimi i fjalëve që i përkasin fushës leksikore kafshë?336 Letërsi
                                
   332   333   334   335   336   337   338   339   340   341   342