Page 339 - Demo
P. 339
13. Gjeni në fragmentet e dhëna fjalë a shprehje që janë tipike për gegërishten. Çfarë efekti krijon përdorimi i njësive të tilla leksikore?14. Në fragmentin e parë, gjeni disa detaje të torturave që autori rrëfen se i bëjnë gjatë marrjes në pyetje dhe analizoni forcën përshkruese të tyre.15. Çfarë ka dashur rrëfimtari të shprehë përmes këtyre pyetjeve retorike: “Ç’kërkon ajo vajza aty me këtë kriminel sadist? Si mundet nji femën shqiptare të bajë dashuni me nji kafshë, me nji egërsi, me nji ujk që ka etje vetëm për gjak?!...”?Nga teksti te përdorimi16. Gjeni raste të apostrofës si figurë stilistike dhe thoni çfarë vlere emocionale kanë thëniet që vijojnë pas apostrofave.17. Dalloni dy ligjërime të oficerit: ligjërimin që përdor kur flet me protagonistin dhe ligjërimin (ndonëse i shkurtër) që përdor me vajzën. Çfarë tregon kjo për karakterin e tij dhe nga se ndikohet sjellja e tij ligjërimore? 18. “O dashuni, – thashë me vedi, – vetëm ti duhet të sundosh botën. Vetëm ti mund t’i zbutish kafshët e egra.” Pse merr kaq vlerë kjo thirrje në këtë kontekst? Çfarë ndjesie përcillet përmes saj?19. Diskutoni në klasë: Përse gjatë rrëfimit, në dy fragmentet që lexuat, autori zgjedh të përmendë disa emra konkretë si p.sh.: Át Pali, Qazim Dani, Kolë Gurakuqi, Sandër Pistulli?20. Në kulmin e torturave, protagonisti ka dilemat e veta: “Dorëzoji, e sheh si jam, Paulini i gjatë..., Guljemi në raft..., ai mirditori në vorr... O Zot më shpëto!” Veç enumeracionit, vërejmë nëntekstin që shoqëron metaforat. Përshkruani efektin që krijojnë reticencat.Nga teksti te reflektimi21. Ky rrëfim është vetëm një pasazh nga mizoria e diktaturës. Arrin ky rrëfim të përcjellë të plotë ndjesinë e At Zef Pllumit? Si vjen te ju kjo ndjesi? Flisni për të.22. Në rrëfim ndeshim disa pyetje retorike që, siç thamë, janë pjesë e dilemës së protagonistit: “Ç’kërkon ajo vajza aty me këtë kriminel sadist? Si mundet nji femën shqiptare të bajë dashuni me nji kafshë, me nji egërsi, me nji ujk që ka etje vetëm për gjak?!...”? A keni edhe ju të njëjtat pyetje? Keni gjetur përgjigje për to?23. Në paragrafin e fundit, vetëm me një fjali, At Zef Pllumi i thur himn figurës së nënës. Mendoni se vetë rrethanat ku ndodhet e bëjnë të gjejë fuqi te simbolika e nënës? 24. Ju ka ndodhur edhe juve që në të tjera situata të kërkoni fuqi te figura e nënës?25. Çfarë ndodhte me të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri, gjatë regjimit komunist? A ishte liri e vërtetë ajo që gëzonin shqiptarët jashtë burgjeve, por brenda klonit? Nga teksti te të shkruarit26. Zef Pllumi është autor edhe i disa poezive, një prej të cilave titullohet “Burgu”. Nëntitull të kësaj poezie, Pllumi ka vënë thënien “Vuejtjet tona mos ja u kallzoni nanave”. Komentoni me shkrim këtë thënie, nisur nga teksti dhe fragmentet që lexuat në këtë mësim.Letërsi 337

