Page 34 - Demo
P. 34
sa më të efektshëm komunikimin. Në këtë mënyrë ajo bën krahasimin mes ndërtimeve në të cilat realizohen kuptimet e para (ndërtimet denotative) dhe atyre ku realizohen kuptimet e reja, nëpërmjet organizimit dytësor (ndërtimet konotative e jo vetëm). Nga një proces i tillë identifikohen edhe devijimet në ndërtim, që pastaj çojnë edhe devijime në kuptim e imazh.Kështu, dallohen dhe përcaktohen edhe tiparet tip të situatave të ndryshme, të cilat reflektohen në tipare specifike të elementeve të niveleve të tilla të studimit gjuhësor si ai fonetik, semantik, morfologjik, sintaksor etj. Sistemi i këtyre mjeteve të zgjedhura nga përmbajtja e nga vlera shprehëse dhe të përdorura në përshtatje me kërkesat e një fushe të caktuar të veprimtarisë shoqërore përbën stilin gjuhësor. Në terminologjinë tradicionale, ky koncept quhet edhe stil funksional, sepse është shfaqje e funksionit të veçantë që merr gjuha në një fushë të caktuar. Këto lloj tiparesh, sipas stilesh, realizohen në ligjërim të shkruar, por dhe të folur.Diskursi dhe objekti i analizës së tijMe diskurs apo përftesë ligjërimore do të kuptojmë aktivitetin e personave që flasin, shkruajnë apo lexojnë, domethënë, çdo akt përdorimi të gjuhës, pra çdo praktikim të aftësisë sonë ligjërimore që i referohet një produkti konkret gjatë të folurit, të shkruarit apo të lexuarit. Diskursi është një veprimtari ligjërimore individuale, nëpërmjet së cilës individët tregojnë kompetencën e tyre gjuhësore. Ai përkufizohet me ndihmën e tri elementeve: situatës komunikative, si njohuri dhe nga pikëpamja ku realizohet të thënët, ndërveprimit (të thënët realizohet mes dy a më shumë personave që komunikojnë mes tyre) dhe përdorimit (të thënët është e destinuar të artikulohet, të dërgohet nga thënësi te marrësi dhe të kuptohet nga marrësi).Objektet e analizës së diskursit (ligjërimi, shkrimi, biseda, ngjarja komunikuese) përkufizohen në mënyra të ndryshme në lidhje me sekuencat koherente të fjalive, propozimeve, fjalimit ose bisedave. Çdo njësi e ligjërimit është e lidhur me të paktën një njësi tjetër të një ligjërimi të caktuar përmes një lidhjeje kuptimplote.Një formë e veçantë e krijimit ose riprodhimit krijues nëpërmjet figurave artistike, të mishëruara me lëndën gjuhësore është letërsia, e cila shquhet për gjerësinë e funksioneve të saj, sepse luan edhe rol njohës, kombëtar, moral, psikologjik etj. Sfera e këtij stili përbëhet nga të gjitha krijimet artistike me anë të fjalës së shkruar dhe të folur.Funksioni i veçantë i gjuhës në letërsinë artistike është estetik; gjuha jo vetëm mishëron një përmbajtje, jo vetëm kumton një informacion letrar, por edhe synon të ketë ndikim estetik, të ngjallë ndjenjën e së bukurës. Një tekst letrar është përgjithësisht i pajisur me fjalë të figurshme (konotacion), tekst me shprehësi përherë të pranishme, i përbërë nga fjalë dhe grupe fjalësh me kuptim të figurshëm. Përtej planit të parë, kuptimit të drejtpërdrejtë të fjalëve dhe fjalive të shqipes, kemi edhe domethënien e tyre, interpretimin semantik. Pra, Letërsia, kolazh artistik nga Xhejms Kenlajn (James Koehnline)32 Gjuhë

