Page 340 - Demo
P. 340
LetërsiRomani “Odin Mondvalsen” i Kasëm Trebeshinës rrëfen për historinë e dhunimit të njeriut dhe të mendimit të tij të lirë në diktaturë. Paradoksalisht, romani ka nëntitullin “Një histori dashurie” dhe e përgatit lexuesin për letërsi rozë, ndonëse në të nuk ka histori dashurie në kuptimin erotik. Paradoksi, gjithashtu, vërehet edhe në strukturën e përgjithshme të romanit, ku emërtimet e kapitujve nuk kanë numra sipas radhës, por ato, në mënyrë paradoksale, përmbajnë emërtime të ngatërruara të kapitujve të romanit, që ngjajnë të ndërlikuara dhe pa kuptim: “Kapitull që është para kapitujve të parë”, “Kapitull që vjen pas të dymbëdhjetit”, “Kapitulli i tretë pas të dytit”. Nëse do të lexohen në mënyrë të vijueshme titujt, ata janë të papërcaktuar qartë dhe paradoksalë, ndonëse në lidhje me ecurinë e historisë së rrëfyer, ato përputhen. Paradoksi vihet re edhe në logjikën e përgjithshme artistike, e cila nuk përputhet me logjikën e përditshmërisë, por është e përkundërt me të. Në romanet realiste, logjika është e njëjtë me atë të përditshmërisë, ndërsa në romanet absurde ndërtohen mbi bazën e logjikës së paradoksit dhe absurdes. Paradoksi në veprën “Odin Mondvalsen” vjen si përmbysje e kuptimeve dhe ndryshimit të roleve të personazheve e figurave të tjera. Odin Mondvalsen, një mëngjes, papritur e ka shpallur veten danez, ndonëse dihet se është shqiptar. Ndaj, hetuesit e gjykatësit e kanë akuzuar dhe dënuar si kriminel politik, shkelës i ligjit. Ky veprim i tij i papritur, si i heroit të Kafkës, në fakt, është përpjekje për t’u larguar prej identitetit, duke u vënë në kërkim të një identitetit tjetër. Odin Mondvalsen e refuzon qenien e gjendjen e tij aktuale dhe mëton të ikë nga mjedisi ku gjendet e të marrë një shtetësi tjetër, që do t’i jepte mundësinë të ishte i lirë dhe të shprehte lirisht mendimet e tij. Kjo, në fakt, tregon se heroi është dënuar, sepse ka shprehur mendimet e tij, ndonëse e drejta e mendimit të lirë është e drejtë themelore e njeriut. Por, në mjedisin ku jeton Kasëm Trebeshina lindi në Berat, më 5 gusht 1926. Ai u bë i njohur si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX. Si prozator, dramaturg dhe poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në nismë metodën e realizmit socialist dhe qysh në vitet ‘50 filloi të shkruante ndryshe nga veprat që botoheshin asokohe.Për qëndrimet e tij antikonformiste u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim; pjesa më e madhe e tyre është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realizmit socialist, të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet. Në vitin 1961, arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim të Garsia Lorkës, pa emër. Veprat e Trebeshinës e panë dritën e botimit vetëm në fillim të viteve ‘90, fillimisht në Prishtinë: “Stina e stinëve” (1991), “Mekami, melodi turke” (1994), “Histori e atyre që nuk janë” (1995); në Tiranë: “Legjenda e asaj që iku” (1992), “Koha tani, vendi këtu” (1992), “Qezari niset për në luftë” (1993), “Rruga e Golgotës” (1993), “Lirika dhe satira” (1994), “Hijet e shekujve” (1996), “Ëndrra dhe hije drama” (1996) etj.Kasëm TrebeshinaPROFILE AUTORËSH338 Letërsi

