Page 341 - Demo
P. 341
Odin Mondvalsen, e drejta për të shprehur mendimin e lirë quhet krim, ndërsa mendimi i gjyqtarëve që ndalon mendimin e lirë quhet drejtësi. Kështu, logjika paradoksale i përmbys të gjitha kuptimet.Rezultat i paradoksit, drejtësia është krim, sepse drejtësia dhe gjyqtarët e saj dënojnë njerëzit apo heronjtë humanë. Ndërsa gjyqtarët, meqë dënojnë njerëzit si Odin Mondvalsen, janë kriminelë e çnjerëzorë.Struktura paradoksale:krimineli – është human;gjyqtarët – janë kriminelë;drejtësia – është krim;krimi – është drejtësi.Një tjetër paradoks është ai që lidhet me spitalin psikiatrik dhe sistemin totalitar. Odin Mondvalsen trajtohet si i sëmurë mendor dhe gjendet në një mjedis që është edhe burg, edhe spital psikiatrik. Aty ka mjekë që e ndjekin si pacient të sëmurë. Odin Mondvalsen teksa flet me mjekët dhe hetuesit duket jonormal. Formulimi i frazave, qëndrimi kundër ndaj mjekëve janë shenja që të krijojnë përshtypjen e një njeriu jonormal dhe të traumatizuar. Në fakt, në një sistem totalitar ku nuk ka liri dhe në një mjedis ku askush nuk kërkon liri, Odin Mondvalsen është jonormal, madje i çmendur, sepse kërkon lirinë dhe Danimarkën që është shumë larg. Pavarësisht si duket në sy të xhelatëve e mjekëve, në vetvete Odin Mondvalsen është tepër harmonik. Dëshira e tij e natyrshme për liri shpallet prej mjekëve si çmenduri e anomali. Ndaj, në raport me të, në fakt, mjekët janë jonormalë. Paradoksalisht, njerëzit normalë e kanë vendin në spitalin psikiatrik, ndërsa njerëzit jonormalë në realitetin totalitar. Struktura paradoksale:i sëmuri psikik – njeriu i arsyeshëm, normal; mjekët – jonormalë, të çmendur;spitali psikiatrik – vendi i njerëzve normalë;realiteti totalitar – rendi i njerëzve jonormalë, të sëmurë. Gjithë struktura formale dhe përmbajtjesore e romanit është ndërtuar mbi paradokse, kryekëput si sistemi totalitar diktatorial. Verifikoni njohuritë1. Në çfarë formash shfaqet paradoksi në veprën “Odin Mondvalsen” të Kasëm Trebeshinës?2. A ka lidhje të drejtpërdrejtë midis titullit dhe nëntitullit të veprës?3. Çfarë e bën të veçantë strukturën romanore të “Odin Mondvalsenit”?4. Cilët janë të çmendurit dhe kriminelët e vërtetë në një sistem diktatorial, sipas qasjes artistike të Trebeshinës?Ushtroni mendimin kritik5. A ka pikëtakime në qasjen letrare të Zef Pllumit në veprën e tij “Rrno vetëm për me tregue” dhe në atë të Kasëm Trebeshinës në veprën “Odin Mondvalsen”?6. Si përballen personazhet e Pllumit dhe të Trebeshinës me mungesën e lirisë? Ku ngjajnë dhe ku dallojnë ata?Letërsi 339

