Page 343 - Demo
P. 343
S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Pse emri Odin Mondvalsen u tingëllon i çuditshëm njerëzve?2. Për cilët njerëz na rrëfen Odini dhe çfarë marrëdhënieje ka ai me ta?3. Për çfarë itinerari udhëtimi na rrëfen Odin Mondvalseni?4. Çfarë përjetoi Odin Mondvalseni në Hënë?5. Si e kuptoni ju lojën e fjalëve: kam/s'kam një emër; më quajnë/s’më quajnë? Si lidhet kjo me identitetin e protagonistit?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Çfarë ka të veçantë titulli dhe nëntitulli i pjesës që lexuat? Në çfarë vete i rrëfen rrëfimtari ngjarjet? 7. Gjeni në tekst referenca kohore. A është e qartë për çfarë viti ose epoke bëhet fjalë? 8. Në fragment, gjatë rrëfimit, përdoret edhe veta e dytë (njëjës dhe shumës). Si mendoni, çfarë funksioni ka ky përdorim:– rrëfimtari grish në bashkëbisedim lexuesin;– rrëfimtari ngjan se është duke folur me dikë tjetër që i shfaqet aty papritur;– kalimi nga veta e parë tek e dyta, tregon paqartësinë psikike të rrëfimtarit;– veta e dytë njëjës përdoret në kuptimin vetor të përgjithësuar. 9. Në fragment thuhet se janë dy lloje njerëzish që e vizitojnë Odinin. Si i ka ndarë ai? Po në perceptimin tuaj, cilat janë këto dy grupime? A janë ata pjesëtarë të të njëjtit grup të madh apo përbëjnë dy tipologji të ndryshme? 10. Titulli dhe nëntitulli i tekstit është \ kush nuk jam unë\ishte fjala kyçe për secilin kapitull? Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Ndaluni në fjalinë: “Unë dola përjashta te nata dyjavëshe e Hënës”. Tregoni rolin që luan neologjizmi në këtë metaforë. A i jep ai kuptim të ri krejt grupit emëror? Cili është kuptimi i ri? Si është hëna 15-she? Ç’kuptim të ri merr në këtë fragment? 12. Interpretoni fjalinë: “Odin Mondvalsen unë isha atëherë kur nuk isha unë.”13. Dy llojet e torturave në kampet komuniste, rrëfimtari i identifikon simbolikisht nëpërmjet bluzës: “Njerëz me bluza të bardha / Vijnë ata pa bluza”. Shpjegoni shumëkuptimësinë e fjalës bluza. Lidheni me informacionin që jep autori mbi torturat.14. Në hartën simbolike të fragmentit zënë vend të rëndësishëm tri elemente: Toka, Hëna dhe Marsi. Zbërthejeni këtë simbolikë duke pasur parasysh protagonistin si individ që synon lirinë, por vuan nën peshën e diktaturës. Nën këtë perspektivë, çfarë përfaqëson secili prej tri trupave qiellorë?15. Nisur nga emri i personazhit të Trebeshinës dhe gjithë leximet tuaja letrare, argumentoni nëse përzgjedhja e emrave të personazheve në letërsi është e rastësishme apo e qëllimtë.Letërsi 341

