Page 344 - Demo
P. 344
Nga teksti te përdorimi16. Shihni me vëmendje fjalët dhe shprehjet e përdorura dhe ndërtimin e fjalive të tekstit. A mendoni se ka elemente që na bëjnë të kuptojmë se rrëfimtari vuan nga çekuilibrimi mendor?17. Gjeni si përdoret enumeracioni për të shprehur torturat që pëson rrëfimtari. Çfarë shpreh vargu i foljeve të përdorura?18. Fjalia: “Ishte gjë e trishtuar të shikoje Tokën nga Hëna, kur e dije se atje ishte dikush që të kërkonte me sy, ngaqë kishte mall të të shihte dhe nuk të shihte dot”, tingëllon si një oazë qetësie të dhimbshme në këtë situatë të llahtarshme. Analizoni stilin e ndryshëm të kësaj fjalie krahasuar me stilin e gjithë fragmentit. 19. Fragmenti shpesh të kujton romanin “I huaji” të Kamysë, për shkak të situatave absurde në të cilat gjendet protagonisti. Cilat janë këto situata? 20. Për të dhënë dy botët: botën e lirë dhe robërinë, rrëfimtari përdor dy ndajfolje, të cilat në këtë kontekst tingëllojnë si antonimi: isha atje-jam këtu. Zbërtheni simbolikën e këtij përdorimi, duke iu referuar kontekstit të një sistemi diktatorial. Nga teksti te reflektimi21. Duke u mbështetur në njohuritë tuaja mbi format e sjelljeve në çdo diktaturë, diskutoni në grupe se nga burojnë këto situata absurde.22. Protagonisti flet për vdekjen e shokëve. Sa dhimbje ka në këtë fjalë? Si e mendoni ju humbjen e shokëve dhe miqve nga një dorë gjakatare?23. Mungesa e kohës dhe e vendit i jep përmasa përgjithësuese jo vetëm fragmentit, por edhe veprës në tërësi. Si lidhet kjo me veçoritë e diktaturave në tërësi? A kanë diktaturat kohë dhe atdhe? Pse? Sillni shembuj nga historia. 24. Mendoni që diktaturat përsëriten edhe brenda të njëjtit popull që i zhduku një herë? Përse rilindin ato? 25. Si mendoni, a jemi ne vetë ata që i krijojmë diktatorët?Nga teksti te të shkruarit26. Nisur nga fjalia e fundi e fragmentit, shkruani një pjesë letrare për mallin që ndieni për dikë të rëndësishëm të jetës suaj, që e keni larg. Ishte gjë e trishtuar të shikoje Tokën nga Hëna, kur e dije se atje ishte dikush që të kërkonte me sy, ngaqë kishte mall të të shihte dhe nuk të shihte dot.342 Letërsi

