Page 345 - Demo
P. 345


                                    LetërsiRomani “I humburi”, i shkrimtarit Fatos Kongoli, trajton dilemën ekzistenciale të një të riu, të quajtur Thesar Lumi, gjatë viteve të komunizmit dhe fill pas rënies së tij. Thesari humbet kuptimin dhe rrjedhën normale të jetës së tij, sepse ungji i tij ishte i burgosur, për shkak se kishte tentuar të arratisej nga Shqipëria. Me gjithë kujdesin e familjes për ta mbajtur të fshehur këtë fakt, damka në biografi mësohet dhe Thesarin e detyrojnë të ndërpresë studimet universitare e bashkë me to edhe kontaktin me vajzën që kishte dashur, Sonjën, një grua e re e mbetur e ve, me të cilën kishte pasur një marrëdhënie dashurie. Që në moshën 12-vjeçare, kur ishte nxënës shkolle, Thesari kuptoi se jeta që bënte ai dhe familja e tij ishte paradoksalisht e ndryshme nga këngët dhe vjershat që mësonte në shkollë, ku refreni i përhershëm ishte “jemi shumë të lumtur”. Zhgënjimin e parë, Thesari e pëson kur sheh përuljen e të atit ndaj drejtorit të shkollës së tij, Xhodës së marrë, megjithëse atë vetë e kishin rrahur pa të drejtë në shkollë. Për t’u hakmarrë, kërkon t’i bëjë keq vajzës së drejtorit, Vilmës. Akti i parë i ligësisë së tij hakmarrëse është helmimi i qenit të Vilmës. Mirëpo, mes tij dhe Vilmës lind një shkëndijë dashurie, që mbetet e fjetur derisa takohen përsëri. Në përpjekje për t’u përshtatur me një realitet që nuk e përmbush dhe prej të cilit largohet vetëm prej pijes, në universitet takon Vladimirin, Ladin, një të ri nga një familje e ngritur. Megjithëse rreth Vladimirit ka përherë njerëz që i servilosen prej pushtetit të të atit, Thesari pikas në sytë e tij një trishtim dhe në fytyrën e tij, një zbehje të pakuptimtë. Vladimiri i jep fund jetës dhe të njëjtin fat të kobshëm ka edhe Vilma. Përmes Vladimirit, Thesari njihet me Sonjën, një grua e re, që ka mbetur e ve. Ai dashurohet me Sonjën, ndonëse kjo gjë është e papranueshme prej moralit të kohës dhe bëhet edhe më e pamundur prej interesit që kishte për Sonjën një funksionar i partisë. Në çdo lidhje tjetër dashurie, Thesarin e përndjek imazhi i Sonjës dhe as dashuria nuk ia kthen dot kuptimin e humbur jetës së tij. Fatos KongoliFatos Kongoli lindi në Elbasan, më 1944-ën. Filloi të botonte tregime e novela në shtypin letrar nga fundi i viteve ’60. Deri në vitin 1990, ka botuar vëllimet me tregime “Shqetësime të ngjashme” (1972), “Tregime” (1978), “Të fejuarit” (1982), si dhe romanet “Ne të tre” (1985), “Karuseli” (1990). Në tregimet dhe novelat e tij të para, aipërzgjedh jetën e zakonshme, duke paraqitur përmes linjave subjektore dhe personazheve virtyte, cene dhe tipare të botës shqiptare. Prej vitit 1990, priret drejt romanit dhe boton: “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë” (1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003, fitues i çmimit “Pena e artë”), “Te porta e Shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh” (2007), “Bolero në vilën e pleqve” (2009), “Iluzione në sirtar” (2010), “Si-do-re-la” (2011), “Njeriu me fat” (2013), “Gjemia e mbytur” (2015) etj. Fatos Kongoli është vlerësuar për krijimtarinë e tij me çmime prestigjioze, brenda dhe jashtë vendit.Letërsi 343
                                
   339   340   341   342   343   344   345   346   347   348   349