Page 346 - Demo
P. 346
S T U D I M T E K S T I Romani është ndërtuar me disa kapituj, të cilët kanë thyerje kronologjike. Procedimi që autori ndjek është flashback-u (kthimi pas në kohë). Romani nis me një prolog me titullin “Mars 1991”, kohë në të cilën Thesari 40-vjeçar, ende beqar, është në prag të largimit me vapor nga Shqipëria. Por në çastet e fundit para se të niset vapori, Thesari zbret, sepse nuk ia del dot të ikë. Ai vijon të jetë “i humburi”, që e ka humbur kuptimin e jetës dhe qenies së vet qysh fare i ri, prej fatumit që i ka çuar drejt vdekjes miqtë e tij, të cilët jetuan në një sistem diktatorial shtypës. Në kapitujt vijues, me anë të kthimeve pas në kohë, rrëfimtari na rrëfen në vetë të parë tablonë e zymtë të jetës në komunizëm, ngjarjet e viteve të shkollës dhe të universitetit, ankthin e vazhdueshëm që ndien nga rreziku i dhunës prej atyre që kanë pushtet, si dhe përjetimin e cunguar deri edhe të dashurisë, e cila, ndonëse është ndjenja më sublime, nuk arrin dot ta shpëtojë as rrëfimtarin, as të rinjtë e tjerë nga absurdi i epokës ku jetojnë. Edhe epilogu i romanit mban titullin “Mars 1991”. Gjithashtu, një kapitull me të njëjtin titull e hasim edhe në mes të kapitujve 10-11 dhe 15-16.Verifikoni njohuritë1. Në çfarë vete tregohen ngjarjet në vepër?2. Cila është damka në biografi që e pengon Thesarin të bëjë një jetë normale?3. Cilat janë disa nga personazhet e rëndësishme në roman dhe çfarë e lidh Thesarin me to?4. A ndiqet rrjedha kronologjike për rrëfimin e ngjarjeve? Ushtroni mendimin kritik5. Po të mos ekzistonte një damkë në biografinë e Thesarit, a do të mund të kishte ai një jetë më kuptimplotë? Argumentoni përgjigjen tuaj.6. Si përballen me mungesën e lirisë Odin Mondvalseni i Trebeshinës dhe Thesar Lumi i Kongolit? Ku ngjajnë dhe ku dallojnë ata?Eksodi i shqiptarëve, mars 1991.344 Letërsi

