Page 347 - Demo
P. 347


                                    ILUSTRIM LETRARF. KongoliLodrën e luajta me një hipokrizi të pashembullt.Them hipokrizi. Në atë kohë, kësaj fjale nuk ia dija kuptimin. Por që në atë moshë hipokrizia duket më qe futur në gjak. Nëse dikush do të ma kishte shpjeguar ç’do të thoshte, mbase nuk do të isha bërë i tillë. Askush nuk ma shpjegoi. Në shkollë, duke nisur nga klasa e parë, na jepnin mësimin e edukatës morale. Hipokrizinë nuk mbaj mend të na e ketë shkoqitur ndonjë mësues. Mbaj mend diçka tjetër; ata ndryshe silleshin në mungesë të drejtorit, ndryshe në prani të tij. Shpesh ia hidhnin, e gënjenin në sytë tanë, por ne nuk ndiheshim. Xhodën e kishim edhe frikë, edhe inat. Në këtë pikëpamje, Xhoda nuk ndryshonte shumë nga mësuesit. Kisha vënë re se kur vinte ndonjë inspektor, drejtori nuk sillej si zakonisht, bëhej i butë, i sjellshëm, gënjente dhe ia hidhte inspektorit pothuaj njëlloj siç e gënjenin dhe ia hidhnin atij mësuesit. Punët shkonin për bukuri. Ne rriteshim të bindur se ishim fëmijët më të lumtur në botë. Kështu thuhet në këngët që mësonim. Megjithatë, unë kisha arsye për ta vënë në dyshim, nëse ishim vërtet ne fëmijët më të lumtur në botë. Nuk di ç’ndodhte me të tjerët, por unë, në shtëpi, shihja skena midis prindërve shpesh aq të stuhishme, sa më shkonin mornica. Për të zhdukur çdo keqkuptim, shënoj se im atë ishte njeri pa vese. Ai s’ka ditur ç’është alkooli e duhani dhe jam i bindur se as qejfli grash s’duhet të ketë qenë. Për më tepër, nëna e ka sunduar gjithmonë. Ishte ekonomist, shef llogarie, kurse nëna, rrobaqepëse. Përpiqeshin të mos grindeshin në praninë time, e kuptoja. Nuk ia dilnin gjithmonë. Habitesha, sepse në të shumtën e rasteve grindjet nisnin për vogëlsira. Me shokët e mi, unë s’do të grindesha për vogëlsira të tilla. Sidoqoftë stuhia shpërthente, një stuhi fjalësh me akuza e kundërakuza. I pari lodhej im atë. Pas tij, si shfrynte me vete, e mbetur pa partner, e kyçte edhe nëna. Atëherë, në qetësinë e shurdhër që pllakoste dhomën, dëgjoja tim atë që psherëtinte: “Zot, ç’jetë qeni.”. Dhe unë arsyetoja se njeriu nuk mund të jetë njëkohësisht edhe më i lumturi në botë, siç thuhej në këngët që mësonim, edhe të bënte jetë qeni, siç shprehej im atë. Këtë arsyetim e ngatërronte dhe e kthente pastaj në rebus diçka tjetër. Ka lidhje me aftësitë aktoreske të prindërve të mi. Më vjen rëndë që shprehem kështu, por është e vërtetë. Prindërit e mi ishin aktorë. Në pallatin tonë banonte njëfarë Hulusiu. Tani ka vdekur. Ishte një burrë shkurtabiq dhe te ne vinte shpesh. Mbaj mend se hante pa hesap, mund ta boshatiste një shishe me raki pa lëvizur vendit. Nga mënyra se si flisnin prindërit e mi për të, arrija në përfundimin se në rastin më të parë ata do ta kapnin e do ta flaknin nga dritarja. Kështu kisha dëgjuar të thoshte im atë. Këtë skenë të dëshiruar – e besoja, im atë mund ta hidhte nga dritarja Hulusiun, me trup ishte sa dyfishi i tij – fatkeqësisht nuk e pashë kurrë. Përkundrazi, kur prisja që babai ta kapte Hulusiun prej zverku, sapo ky dukej në derë, im atë vinte buzën në gaz, nëna gjithashtu. Hulusiu dendej me raki dhe largohej kur i mbushej mendja. Sapo I humburiLetërsi 345
                                
   341   342   343   344   345   346   347   348   349   350   351