Page 348 - Demo
P. 348


                                    S T U D I M T E K S T I largohej ai, maskat e qeshura zhdukeshin në çast nga fytyrat e prindërve. Babai fuste duart në xhepa e niste ca ecejake nervoze poshtë e përpjetë dhomës. Nëna nxinte në heshtje. E pra, ky njeri kaq i përbuzur, Hulusiu, ka qenë engjëlli bamirës i familjes sonë. Pa ndihmën e tij, ime motër nuk do të mundte të ndiqte shkollën pedagogjike, kurse unë, më vonë, s’do të kisha asnjë shans për të vajtur në universitet. Por këto gjëra atëherë nuk i dija. Nuk e dija se fqinji ynë, Hulusiu, që banonte një kat sipër nesh, ishte i pari i qytezës. Nuk e dija se, për të fituar mbrojtjen e engjëllit bamirës, prindërit e mi paguanin një haraç të përhershëm: uljen e dinjitetit. Nuk dija edhe plot gjëra të tjera, të cilat jeta do të m’i mësonte një e nga një. Atëherë, dilemave të mëdha, truri im u jepte një zgjidhje të thjeshtë, komode, me plot gojën mund ta quaj konformiste: të gjithë njerëzit ishin aktorë, edhe mësuesit, edhe prindërit. Ata hiqnin e vinin maska. Për analogji, edhe unë, njëlloj si të rriturit, duhej të përgatisja maskat e mia. Kjo qe dhe zgjidhja përfundimtare që i dha rebusit truri im. Për sa i përket dilemës nëse ne ishim apo nuk ishim fëmijët më të lumtur në botë, i dhashë një zgjidhje që mund të quhet origjinale. Edhe ishim, edhe nuk ishim. Nga teksti te kuptimi1. Si e mëson rrëfimtari kuptimin e fjalës hipokrizi?2. Ndaluni te figura e Hulusiut. Çfarë e bënte atë të urryeshëm nga anëtarët e familjes?3. Përse rrëfimtari shprehet se prindërit e tij ishin aktorë?  Çfarë tregon kjo për raportin midis të vërtetës dhe gënjeshtrës në shoqëritë komuniste? 4. Çfarë thuhet për Xhodën dhe natyrën e tij me dy fytyra në tekst?5. Çfarë thuhet në tekst për konformizmin dhe çfarë haraçi paguante familja e Thesarit për ta pasur këtë konformizëm?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Si realizohet rrëfimi në fragment? Çfarë synon ky lloj pozicionimi i rrëfimtarit në tekst? 7. Gjeni në fragment fjalitë që përshkruajnë mënyrën si ushqehej dhe pinte Hulusiu. Çfarë ndjesie krijon një përshkrim i tillë? 8. Gjeni dhe interpretoni paradoksin mes gjendjes gjatë dhe pas vizitës së Hulusiut. Kemi të bëjmë me hipokrizi që buron nga natyra e brendshme e personazheve apo me hipokrizi të imponuar nga jeta në diktaturë?9. Gjeni detajet që përdor rrëfimtari për të kundërvënë portretin fizik të babait me atë të Hulusiut.10. Gjeni ku thuhet se teatraliteti dhe aftësitë teatrale të të rriturve janë të trashëgueshme edhe te fëmijët.Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Komentoni fjalinë: “O zot, ç’jetë qeni”.12. Çfarë kuptimi ka metafora: “stuhia shpërthente” dhe si lidhet ajo me shtypjen e përjetimeve të personazheve?13. Shpjegoni ngarkesën emocionale të metaforës në fjalinë: “Nëna nxinte në heshtje”. Çfarë e shkakton këtë përjetim të nënës së personazhit kryesor?346 Letërsi
                                
   342   343   344   345   346   347   348   349   350   351   352