Page 349 - Demo
P. 349


                                    14. Me çfarë kuptimi përdoret fjala maskë në këtë tekst dhe si lidhet ajo me teatralitetin që përjetojnë personazhet?15. Si përshkruhet në fragment dëshira për ta hequr qafe edhe fizikisht praninë e Hulusiut?Nga teksti te përdorimi16. Çfarë shpreh paralelizmi mes hipokrizisë së personazheve në shkollë dhe në shtëpi? 17. Gjeni shprehjet e paradoksit midis jetës reale dhe jetës që reklamonte propaganda komuniste.18. A mendoni se shkrimtari e ka përzgjedhur rastësisht emrin e personazhit Hulusi. A mendoni se ky emër bart ngjyresa të caktuara paraprakisht, apo i fiton ato pas përshkrimeve të personazhit?19. Diskutoni rreth antitezës “Engjëll bamirës dhe njeri i përbuzur”. Çfarë e bënte Hulusiun të tillë për familjen e thesarit? A kishte realisht ai ndonjë aspekt prej engjëlli apo prej bamirësi në karakterin e tij? 20. Interpretoni thënien: “Për analogji, edhe unë, njëlloj, si të rriturit, duhej të përgatisja maskat e mia”.Nga teksti te reflektimi21. Në fund, rrëfimtari thotë se për sa i përket dilemës nëse ata ishin vërtetë të lumtur, gjeti zgjidhjen: “Edhe ishim, edhe nuk ishim.”. Kujtoni këtu shprehje të ngjashme të Odin Mondvalsenittë Trebeshinës (kush jam unë dhe kush nuk jam unë). Çfarë tregon kjo për gjendjen e dyzuar të personazheve? A vjen ajo si pasojë e çrregullimeve mendore apo ka shkaqe të tjera?22. Rrëfimtari shprehet se grindjet mes prindërve të tij shpesh fillonin për vogëlsira të atilla për të cilat ai dhe shokët e tij nuk do të grindeshin kurrë. Çfarë sugjeron kjo gjë për atmosferën e përgjithshme familjare dhe shoqërore të vendit gjatë diktaturës? 23. Megjithëse familja e Thesarit vërtitej në hapësirën familjare mes palumturisë dhe hipokrizisë, ata sërish zgjedhin të bëjnë kompromis dhe të aktrojnë si të lumtur, si të kënaqur me Hulusiun etj. Çfarë i pengon ata ta grisin perden e hipokrizisë dhe të duan të jenë realisht të lirë e të vërtetë? 24. Përqasni gjendjen emocionale dhe psikologjike të familjes së Thesarit me gjendjen e lirisë brenda klonit, për të cilën flet Zef Pllumi në veprën e tij “Rrno për me tregue”.25. Si mendoni, a është e thjeshtë për shoqëritë të shkëputen nga e shkuara e tyre diktatoriale? Duke u nisur nga rasti i Thesarit vetë, diskutoni për gjurmët që lë në botëkuptimin dhe mënyrën e jetesës një përvojë e tij traumatike totalitare në brezat pasardhës. Nga teksti te të shkruarit26. Lexoni pasazhin e mëposhtëm, shkëputur nga romani “I humburi” dhe shkruani një ese ku të krahasoni dramat ekzistenciale të personazhit të Kongolit me personazhet e Kafkës dhe të Kamysë.E quaj veten mëkatar që nga çasti kur im atë kërkoi prej meje të urreja një njeri të panjohur. Doemos, unë nuk mund të urreja një fantazmë. As haptazi, as heshturazi. U futa në rrugën e deformimit shpirtëror, pra të mëkatit të përhershëm, kur zura të mbaja përbrenda një të fshehtë, përvëluese, të frikshme, të rrezikshme. M’u bë e qartë se këtë të fshehtë e ruanin rreptësisht edhe prindërit e mi. Ata qenë vendosur në qytezë fill pas arratisjes së ungjit të famshëm biografiprishës. Me shpresën që të shmangnin njollën kanceroze. Nuk e di se si, por ia kishin arritur. [...] Nisi kështu jeta ime e dyfishtë, me kompleksin e përhershëm të fajit. Dhe ëndrra që zuri të ngjizej brenda meje si nevojë për të shpëtuar nga qorrsokaku, qe dëshira për arrati. Jo në kuptimin e arratisë fizike. Këtë e kisha provuar dhe ia dija shijen. U arratisa brenda vetes, në trojet e vetmisë. Nuk ka arrati më të zymtë. Por edhe më të sigurt nuk ka.Letërsi 347
                                
   343   344   345   346   347   348   349   350   351   352   353