Page 35 - Demo
P. 35


                                    fjalët dhe fjalitë nuk janë thjesht për të kumtuar një informacion, por janë pjesë përbërëse e informacionit artistik. Në çdo rast, zgjedhja gjuhësore e ka të domosdoshëm motivimin artistik, i cili u lejon shkrimtarëve t’u drejtohen edhe përmasave të tjera të gjuhës, domethënë, ta kapërcejnë kuptimin e parë të fjalëve. Pra, një vepër mund të shkruhet edhe në gjuhën e pesë shekujve më parë, edhe në dialekt, me synime të veçanta. Letërsia përbën një stil të hapur, ku shfrytëzohen të gjitha mundësitë e organizimeve të stileve të tjera.Gjuha shqipe ka tablonë e vet stilistike dhe pa dyshim që larmia e figurave letrare përbën mozaikun më domethënës të shqipes dhe vlerave të saj. Vlerat stilistike lidhen me etapa të ndryshme të zhvillimit gjuhësor, shoqëror dhe të përpunimit që pësojnë fjalitë e shprehura me anë të gjuhës.Duke u mbështetur në ndërtimin e figurave dhe në funksionin e tyre stilistik e artistik, kemi këtë ndarje:Figurat e kuptimit: personifikimi, krahasimi, paralelizmi figurativ, simboli, alegoria, hiperbola, litota, similituda, kontrasti, antiteza, grotesku.Figurat e fjalëve dhe shprehjeve, tropet: metafora, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazmi, epiteti, alegoria, eufemizmi.Figurat e sintaksës poetike: inversioni, enumeracioni, shkallëzimi (ngjitës/zbritës), elipsa, asindeti, polisindeti.Figurat e leksikut, fjalorit poetik: sinonimet, antonimet, homonimet, arkaizmat, neologjizmat, dialektizmat, barbarizmat (huazimet).Figurat e shqiptimit poetik (figura tingullore dhe të intonacionit): aliteracioni, anafora, epanalepsa, apostrofi, asonanca, konsonanca, onomatopeja, pyetja retorike, reticenca, pasthirrma.Figurat e kuptimitFigurat stilistike Kuptimi ShembulliPersonifikimiFigurë letrare stilistike, me anë të së cilës sendit ose kafshës i vishen tiparet e njeriut. \Thotë zonja dhelpër, \nuk e ka zog tjetër\FabulKrahasimiFigurë letrare stilistike që vendos ballë për ballë dy frymorë, dukuri, sende, të ngjashëm nga ana e jashtme. Qëllimi i krahasimit letrar është ta zbulojë imazhin plotësisht përmes veçorive të përbashkëta.\shteku i ballit sishteku i malit,\Martesa e HalilitParalelizmi figurativVënia e një dukurie të natyrës përballë me një gjendje shpirtërore ose me një veprim njerëzor, zakonisht me anë ndërtimesh sintaksore të ngjashme. “Përkulet qiparisi nga maja në rrëzë,Po qan vasha mbi varrin e trimit.”PopulliGjuhë 33
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39