Page 350 - Demo
P. 350
LetërsiPoema “Aldebaran”, mban emrin e yllit më të shndritshëm të yjësisë së Demit dhe që shpesh është evokuar edhe në prozën apo në letërsinë botërore. Kështu, për shembull, Aldebarani përmendet në veprën “Uliksi” të Xhoisit, në një vepër të Oruellit, në disa poezi të Hygoit dhe të poetit spanjoll Don Miguel Unamuno etj. Ky yll, në veprat letrare, shpesh është konsideruar si simbol i dashurisë dhe në këtë mënyrë e paraqet edhe Mihal Hanxhari në poemën e tij“Aldebaran”, poema e dashurisë pa kontekst historik Poema përbëhet nga tetë njësi. Strofat janë pesëvargëshe dhe rimat, sipas skemës ABBAA. Secili varg ka 12 rrokje dhe vargu i parë i secilës strofë është edhe vargu përmbyllës i saj. Në tërësi, poema ka 355 vargje, të cilat kanë po ashtu ritmikë të spikatur, pasi poeti ka një ndjeshmëri tipike romantike ndaj rimave të brendshme, evokimeve metaforike e simbolike të ndjenjës dashurore, figurave stilistike si apostrofa apo personifikimet.E veçanta e poemës “Aldebaran” është që, ndonëse e shkruar gjatë kohës kur Shqipëria ishte nën regjimin diktatorial komunist, kjo poemë nuk ka asnjë referencë ndaj kontekstit historik dhe as ndonjë përkim të dukshëm me modelin letrar të ideologjizuar të kohës. Hanxhari arrin t’iu ikë kufizimeve të jashtme të kontekstit ku jetoi, në dy mënyra: së pari, duke shkruar jo për një subjekt dashuror konkret, por për dashurinë si ndjenjë universale dhe, së dyti, duke mos botuar. Ky moskomunikim me lexuesin e kohës së tij, ndonëse e privoi veprën e tij nga njohja e publikut, në njëfarë mënyre e shpëtoi atë vetë nga kufizimet artistike dhe nga telashet e mundshme që mund të kishte prej moszbatimit të metodës krijuese të realizmit socialist. Merita e M. Hanxharit qëndron pikërisht te fakti që ndonëse “Aldebaran” u njoh shumë më vonë nga ç’u shkrua, ajo në çdo kohë do të gëzojë një vend të spikatur në poezinë bashkëkohore shqiptare, me tipare të ngjashme dhe zgjatim i traditës poetike naimiane e lasgushiane. Motivet poetike të Aldebaranit janë motivet tipike të lirikës Mihal HanxhariMihal Hanxhari lindi në SHBA, por u rrit në Tiranë. Studimet e mesme i kreu në gjimnazin e Tiranës, ndërsa studimet e larta, në Universitetin e Budapestit. Në vitet ‘60-’75, kreu një punë të shquar për ngritjen e bibliotekës së Universitetit të Tiranës. Në vitet ‘94-’95, mbajti leksione në Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale në Paris. Mihal Hanxhari, për shumë vite me radhë, përfshirë edhe vitet gjatë komunizmit, shkroi një numër të madh poezish, prozë dhe përkthime, të cilat u gjetën dhe u botuan nga familjarët e miqtë pas vdekjes së tij, në qershor të vitit 1999. Ato përbëhen nga dy vëllime me poezi, tri vëllime me proza poetike dhe gjashtë vëllime me përkthime të poetëve të mëdhenj botërorë, si: Shekspir, Tagore, Uajld, Bodler, Gide etj. Kritikët shqiptarë e kanë vlerësuar së tepërmi këtë krijimtari dhe gjenialitetin krijues të Hanxharit.348 Letërsi

