Page 351 - Demo
P. 351


                                    së dashurisë. Të tilla përmendim: nata, ëndrra, qielli, dielli, yjet, zjarri, deti etj. Gjithë ndjenja e dashurisë sublimohet, duke kërkuar të realizohet në një mjedis qiellor:Shkojm’ në nebuloza në dete sideraleMe një anije flake që digjet si një diellMe lumenj zjarresh të kridhemi në qiellNë kaskada yjesh që çmenden nëpër valleShikojm’ në nebuloza në dete sideraleTeksa ka nevojë për një përjetim sa më të thellë e të lartë të dashurisë, subjekti lirik i kërkon së dashurës të humbasin në hapësirë, me një mijë pëllumba. Në antikitet, pëllumbat konsideroheshin si zogjtë e perëndeshës greke të dashurisë e të bukurisë Afërditë (e quajtur Venus nga romakët). Pëllumbat simbolizojnë jo vetëm dashurinë, por dhe dëlirësinë, pafajësinë, butësinë e paqen. Pa kujtesë shpirt t’humbasim n’hapsirëMe një mijë pëllumba nisur në eterVeç një nat’ së paku shpirt atje na lernesër krahët tanë do të jenë në zinxhirëpa kujtesë shpirt t’humbasim n’hapsirëSiç duket nga kjo strofë, subjekti lirik edhe këtu shpreh dëshirën për t’iu larguar kontekstit, ai do të shkojë më përtej, në eter, te hapësira qiellore mbi atmosferë, që sipas mitologjisë greke ishte pjesa më e pastër dhe e tejdukshme e ajrit. Në këtë tejdukshmëri, poeti do të fluturojë duke lënë pas edhe kujtesën, duke i harruar të gjitha shtrëngimet/zinxhirët që janë të së nesërmes, të botës fizike. Poeti heq paralele mes dukurive natyrore, si: rrjedha e lumit në det, apo takimi i qiellit me detin dhe dashurisë së tij të natyrshme e të pashmangshme. Në poezinë e tij “Aldebaran”, dashuria, thelbi përkufizues i subjektit lirik, është një prirje e ethshme për të përkapur një përmasë të universales, siç është dashuria. Trupi e shpirti im hapur n’hapësirëUn’ më s’di kë dua un’ më s’di sa duaTokë det e qiell çdo yll që u shuaTokë det e qiell ësht’ shtrati ku jam shtrirëTrupi e shpirti im hapur n’hapësirëDhe jam një kokërr vese dhe qiellin kam në gjiNë gji kam universin dhe jam në një thërrimeShpërthime galaksish ka brenda zemra imeSupernova yjesh zjarr e brohoriDhe jam një kokërr vese dhe qiellin kam në gjiDashuria është ajo që e bën botën të rifillojë nga e para dhe subjektin lirik që ta konsiderojë veten binjak të Aldebaranit, pasi e ka mbushur gjirin e sytë e vet me qiellin, simbol i dashurisë. Ju rilindi Botën Fillimin prap ia ktheniO puthje puthje yje që shpërtheniDhe tashti o qiell me ty i mbusha sytëO det o det me ty e mbusha gjirinO tokë kujtomë zjarrin o erë shpërndama hirinO Aldebaran jam binjaku ytDhe tashti o qiell me ty i mbusha sytëLetërsi 349
                                
   345   346   347   348   349   350   351   352   353   354   355