Page 352 - Demo
P. 352
S T U D I M T E K S T I Nëpër vargje të poemës, poeti i rikthehet simbolit të Aldebaranit, të cilin e konsideron yllin e tij të vetëm, të cilin e ka kërkuar që pa e njohur, teksa shkonte e kërkonte në rrugë, nëpër qiell se cili yll do ta merrte për dore, për ta përjetuar dashurinë e vet. Në çdo strofë të poemës “Aldebaran”, metafora është “ylli” më i shndritshëm i universit poetik të Hanxharit. Kritikët e kanë vlerësuar veprën poetike, por edhe prozaike, për diapazonin e gjerë kulturor që reflekton. Këtë diapazon e vërejmë edhe në poemën “Aldebaran”, ku krahas figurave, motiveve e simboleve tipike të lirikës tradicionale të dashurisë, hasim edhe ndërkalljen e figurave apo të motiveve që vijnë nga tradita antike, si p.sh. Tutankhamoni (faraoni egjiptian), Orfeu (muzikanti dhe poeti më i talentuar sipas mitologjisë greke) apo të referencave të largëta gjeografike si brigjet e Egjeut, gurët e Nilit. Këto elemente e përforcojnë idenë e poetit dhe të poemës “Aldebaran”, se ndjenja e dashurisë është përtej kohës dhe vendit, por arrin universalitetin. Verifikojmë njohuritë1. Si arriti t’i largohet metodës së realizmit socialist në veprat e tij M. Hanxhari?2. Çfarë veçorish paraqet struktura e poemës “Aldebaran”?3. Cilat janë simbolet më të pranishme në poemë dhe si lidhen ato me ndjenjën e dashurisë?4. Si e shpreh subjekti lirik në poemë dëshirën për t’iu larguar kontekstit dhe si arrihet sublimimi i ndjenjës së dashurisë?5. Hanxhari ka zgjedhur ta titullojë poemën e tij “Aldebaran”, sepse;koncepti i yllit “Aldebaran” që shfaqet në poezi e përforcon përmasën qiellore të ndjenjës së dashurisë; në letërsinë e huaj, ylli Aldebaran shpesh është evokuar në tekste poetike, ndaj poeti ka parapëlqyer ta fusë atë dhe në letërsinë shqiptare; ka dashur ta bëjë më intrigues titullin;ylli Aldebaran është simbol i idealit të tij dashuror.____________________________________________________________________Ushtroni mendimin kritik6. Poema “Aldebaran” ka vargje të matura dhe rima sipas një skeme të njësuar, gjithsesi, poeti ka prirjen të mos përdorë shenja pikësimi. Si mendoni, veçoritë ritmike, por edhe tematika e poemës e bën atë lirikë dashurie tradicionale apo moderne? Argumentoni mendimin tuaj.7. Komentoni në grup pasazhet e mësipërme të shkëputura nga poema.350 Letërsi

