Page 353 - Demo
P. 353
ILUSTRIM LETRARM. Hanxhari Dashuri është lumi që shkon për në detDashuri është deti që digjet në flakëBregu i detit plot, përplot me zambakëGuaskat syhapur plot ëndrra përjet’Dashuri është lumi që shkon për në detDashuri është nata që s’di ç’është gjumiBilbil i plagosur në hënë një thikëDashuri është legjenda që ngjan në çdo ditëJanë yjet që duhen me gurët te lumiDashuri është nata që s’di ç’është gjumiDashuri është nata që pret në një urëDashuri është hëna e thyer në gjetheAldebarani vetëm që digjet në etheBuza e përbuzur që s’ankohet kurrëDashuri është nata që pret në një urëDashuri është natën në derë nj’e trokiturKur vetmia hesht kur vetmia vuanKur dëgjon shirat mbi verat që shkuanKur thinjet e thinjet më kot duke priturDashuri është natën në derë nj’e trokiturAldebaranDashuri janë sytë e lodhur pa gjumëDashuri janë buzët që digjen pa këngëDashuri janë duart që ruajnë një brengëDashuri janë lotët që djegin aq shumëDashuri janë sytë e lodhur pa gjumëDashuri janë duart që mbetën në gjiTatuazh hieroglifesh që s›shuhen për jetëNjë vjeshtë dëshpërimi mbuluar me fletëNjë zog i vetmuar që shkon nëpër shiDashuri janë duart që mbetën në gjiDashuri janë duart gjithmonë të shtriraQë dridhen e presin e digjen nga etjaJanë duar si hije shkëputur nga vehtjaGjurmë zhdukur, fshirë nëpër shkretëtiraDashuri janë duart gjithmonë të shtriraDashuri janë duart gjithmonë të ngriraDegë thëllimi me brymë mbi gjetheAkuj që digjen dimër ndër etheDuar statuje që lagen në shiraDashuri janë duart gjithmonë të ngriraDashuri janë buzët si kujtim rozëSi aromë e mbetur në një kopësht vjeshtesi gjak trëndafili në gjemb të një heshteSi puthje mërguar në një nebulozëDashuri janë buzët si kujtim rozëLetërsi 351

