Page 354 - Demo
P. 354
S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Në fragmentin poetik, vargu: Dashuri është legjenda që ngjan në çdo ditë:kumton idenë se dashuria ka ekzistuar dhe do të ekzistojë gjithmonë;kumton idenë se dashuria është një trillim legjendar.2. Në fragmentin poetik të dhënë, gjeni ato vargje dhe strofa që flasin për pritjen. 3. Në fragmentin poetik të dhënë, me cilën pjesë të 24-orëshit lidhet më tepër përjetimi i dashurisë? 4. Si janë duart në pikëpamje të përjetimit të dashurisë, sipas poetit?5. Rilexoni me zë strofat e para të poezisë. Si ndërthuret shfaqja e dashurisë me të bukurën? A janë këto dy koncepte të dallueshme dhe të mëvetësishme apo të lidhura me njëra-tjetrën?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Si janë ndërtuar stancat poetike dhe si realizohen rimat në fragmentin e dhënë poetik? 7. Në strofën e mëposhtme, shpjegoni kur fjala duart përdoret me funksion metonimik:Dashuri janë duart gjithmonë të shtriraQë dridhen e presin e digjen nga etjaJanë duar si hije shkëputur nga vehtjaGjurmë zhdukur, fshirë nëpër shkretëtiraDashuri janë duart gjithmonë të shtrira8. Në gjithë fragmentin poetik renditen përkufizime, tipare dhe shfaqje të dashurisë. Me cilën figurë retorike realizohet diçka e tillë?9. Gjeni në poezi, të paktën dy metafora që tregojnë se gjësende ose përjetime të caktuara janë shpirtëzuar. 10. Në strofën e fundit, poeti përdor figurën e krahasimit. Mendoni se kjo ka ardhur si nevojë për të ruajtur strukturën rrokjesore të vargjeve, apo për të ndryshuar figurën stilistike?Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Në fragmentin poetik të dhënë, gjeni një metaforë që tregon ikjen e kohës. 12. Gjeni ato fjalë dhe shprehje që përdoren për hapësirën qiellore. Interpretoni si e japin këto fjalë idenë e dashurisë si ndjenjë universale.13. Gjeni vargjet ku përdoret folja digjem dhe thoni se me çfarë kuptimi është përdorur ajo.14. Interpretoni vargjet: Kur vetmia hesht kur vetmia vuan/Kur dëgjon shirat mbi verat që shkuan.15. Bëni një fjalorth poetik të fushës leksikore qiellore dhe asaj tokësore, duke iu referuar fragmentit poetik të dhënë më sipër. Nga teksti te përdorimi16. Në fragmentin poetik të dhënë, analizoni anaforat dhe efektin që ato kanë për ritmikën poetike. 17. Në fragmentin e dhënë, gjeni çifte fjalësh që kanë raporte antonimike të plota ose të pjesshme, si p.sh. zjarr - akull. Përse përdoren ato dhe çfarë tregojnë për të dyja anët e përjetimit të dashurisë? 352 Letërsi

