Page 355 - Demo
P. 355
18. Analizoni si përdoren rimat nistore dhe të brendshme dhe interpretoni efektin që krijojnë ato te leximi i poemës, ndonëse shenjat e pikësimit në poemë mungojnë. 19. Gjeni imazhet poetike që evokojnë kataklizmin. Interpretoni se çfarë tregojnë ato për përjetimin e ndjenjës së dashurisë.20. Mungesa e dashurisë konceptohet si përjetim fizik i mundimshëm që të shpon. Gjeni vargjet ilustruese që përcjellin këtë konceptim. Nga teksti te reflektimi21. Interpretoni vargun: “Dashuri është lumi që shkon për në det”. A është e shmangshme ndjenja e dashurisë?22. Në vargun “Tatuazh hieroglifesh që s›shuhen për jetë” çfarë evokojnë hieroglifët për përjetimin e dashurisë?23. Rilexoni disa poezi të Lasgush Poradecit nga “Vallja e yjeve” dhe qëmtoni pikëtakimet mes leksikut të tij poetik dhe leksikut poetik të Mihal Hanxharit në poemën “Aldebaran”. 24. Pikëtakimet që gjetët mes dy autorëve mendoni se mund të kenë ardhur prej ndikimit të drejtpërdrejtë që ka pasur Hanxhari nga poezia e Poradecit, apo për shkak të qasjes më tradicionale ndaj lirikës së dashurisë?25. Diskutoni nëse mungesa e referencave konkrete dhe historike në poezi ka ndikuar te mënyra si përcillet artistikisht ndjenja e dashurisë në poemën “Aldebaran”. Nga teksti te të shkruarit26. Komentoni me shkrim pasazhin në vijim që është shkëputur gjithashtu nga poema “Aldebaran”:Në netë të kthjellta dimri kur yjet kanë ngrirëJu a kam dëgjuar zërin o shpendë shtegtarëKu shkonit ju ku shkonit tek dashuri’ e parë?Rrugë dashurie klithmë në hapsirëNë netë të kthjellta dimri kur yjet kanë ngrirëKu shkoni zogj ku shkoni ku është dashuriaNë ç’shkretëtirë netësh ju ndjell ai kujtimiDo kem edhe unë në qiell një udhë dëshpërimiDo kem edhe unë shtegtimin e vjeshtave të mia,Ku shkoni zogj ku shkoni ku është dashuriaNë ç’rrugë nëpër qiell do shkoja të kërkojaCili yll për dore do më merrte muaO ti rrugë e Qumshtit i piva gjinjt e tuadhe ika prapë më tej të gjeja atë që dojaNë ç’rrugë nëpër qiell do shkoja të kërkojaNë ç’re prej nebuloze do kridhesha i etuarNë ç›qipariza yjesh do digjesha pishtarO dete perëndimesh ku fundet janë zjarrMë tej më tej në qiell i vetëm kam kërkuarNë ç’re prej nebuloze do kridhesha i etuarSi unë o botë yjesh kështu kush ju ka parëYje që aq net ju kam marrë në duarYje të panjohur me emra të pa shkruarYje zemra yjesh që rrihni në pulsarëSi unë o botë yjesh kështu kush ju ka parëSa herë u deha në yje duke pirëSa herë më mori gjumi në buzët e një ylliSe sa herë u zgjova në këngët e një pylliKur zogjt i thonin hënës nga larg lamtumirëSa herë u deha në yje duke pirëO Aldebaran ti ylli im i vetemUnë s’dija se ku ishe dhe ikja të kërkojaNë çdo portë të qiellit emrin tënd e thojaAh për të të gjetur do të tresja jetënAldebaran ylli im i vetëmO ylli im i vetëm ti AldebaranTi qiell i syrit tim thyer nëpër lotëKu s’të kam kërkuar në një mijë botëQielli më i largët ish ai më pranëO ylli im i vetëm ti AldebaranLetërsi 353

