Page 356 - Demo
P. 356


                                    Letërsia arbëreshe (ose arbërishte) zë një vend të rëndësishëm në kulturën tonë në përgjithësi dhe në fondin tonë letrar më të përzgjedhur, në veçanti. Përfaqësuesit e saj, megjithëse në distancë hapësinore me tokën amë, nuk i kanë shkëputur lidhjet me të. Madje produkti i tyre letrar krijoi ura virtuale komunikimi edhe në momente kritike politike izolimi të Shqipërisë e Kosovës. Paraprakisht, duhet theksuar se letërsia arbëreshe në periudha të caktuara ka qenë edhe paraprijëse e fenomeneve letrare mjaft të rëndësishme për letërsinë në dheun amë (Jeronim De Rada, Zef Serembe, Xhuzepe Skiro etj.). Kështu, këta autorë studiohen në letërsinë shqipe si autorë përfaqësues të romantizmit shqiptar në përgjithësi e jo vetëm të atij arbëresh. Në veprën e tyre, ashtu si dhe të autorëve të tjerë të kësaj periudhe, u dalluan tiparet kryesore, që u vunë re edhe te shkrimtarët e tjerë romantikë shqiptarë brenda trojeve (evokimi i së kaluarës, historisë, kulturës së saj, heronjve antikë e të mesjetës, adhurimi me nota të larta thirrmore i atdheut, mbështetja në motive të folklorit etj.).Periudha pas Luftës së Dytë Botërore krijoi një barrierë tjetër veç asaj hapësinore në komunikimin mes letërsisë së trojeve amtare dhe asaj arbëreshe. Zhvillimet politike e izoluan thuajse tërësisht këtë komunikim (megjithëse shkrimtarët arbëreshë të periudhës së Rilindjes u studiuan në shkolla).Letërsi POEZIA ARBËRESHELetërsia arbëreshe e kësaj kohe, gjithsesi, vazhdoi të lëvrohej. Ajo u përfaqësua nga emra të tillë, si: Zef Skiro di Maxho (Giuseppe Schirò Di Maggio, 1944), Vorea Ujko, Dushko Vetmo, Lluka Perone, Kate Cukaro, Agostin Jordani etj. Në veprat e këtyre shkrimtarëve dallohet përpjekja për të afirmuar identitetin arbëresh dhe trysnia e asimilimit si gjuhë e si origjinë. Një gjë e tillë pohohet edhe nga kritika që vë re së në veprat e shkrimtarëve arbëreshë dallohen tri tendenca ose tri poetika: e para ka lidhje me etninë si metaforë, e dyta i referohet vendit si metaforë dhe e treta, tokës si metaforë (ky konstatim bëhet në kritika të botuara në lidhje me librin e Xhuzepe Skiro di Maxhos “Metaforë”, 1990). Në fakt, të tria përmblidhen me konceptin e vendit. Nga pikëpamja stilistike është e dallueshme prirja e përdorimit të varianteve arkaike të shqipes si një tendencë e rikonfirmimit të identitetit vetjak e kolektiv të të gjithë etnisë arbëreshe. Këto variante nuk ishin thjesht shfaqje gjuhësore të përdorura në poezi, por ato përfaqësonin njëkohësisht realitete sociolinguistike që lidheshin me traditën folklorike, zakonet, ritet e tyre. Duhet thënë se pas viteve ‘70-të u vu re prirja e përdorimit në poezi të standardit si variant, përsëri në funksion të vetidentifikimit me atdheun, një mënyrë kjo që mundohej të zbuste trysnisë asimiluese nga kultura e vendit ku jetojnë.Qenia arbëreshe u pa në këto poezi me gjithë shqetësimet e saj identitare, ekzistenciale etj. Madje, në jo pak raste, ato u gërshetuan së bashku si pjesë e konstitucionit shpirtëror të kësaj qenieje. Zef Skiro di Maxho354 Letërsi
                                
   350   351   352   353   354   355   356   357   358   359   360