Page 357 - Demo
P. 357
Në poezinë më poshtë, të shkëputur nga libri “Metaforë” i Di Maxhos, trajtohet pikërisht tematika që ka të bëjë me trysninë globalizuese e asimiluese. Në këtë poezi, përmes një metonimie (Europa për kulturën europiane, globalizmin) të realizuar nga fjala Europë, përcillet mesazhi se ky proces njëjtësimi, unifikimi, globalizmi po vjen (do të vijë). Megjithatë, poeti vizaton imazhin e takimit të qenies arbëreshe pa emër me këtë realitet aq të dëshiruar (me ngjyra, me kufij të hapur, me banka, pasuri etj.) në mënyrë shumë origjinale. Qenia arbëreshe është e veshur me kostumin kombëtar dhe me kanistrat e produkteve të prodhuara në vendin e vet, pra, kjo qenie shfaqet e veshur me identitetin individual që përfshin atë që përfaqësohet nga vendi ku jeton, toka, po edhe nga traditat që e lidhin me origjinën. Në fund, notat e këtij imazhi përmbyllen me një metaforë të mrekullueshme me anë të së cilës ai i drejtohet qenies arbëreshe që Evropës nuk mund t’i ofrojë (siç bëri me produktet) privilegjin e tij të vjetër, fjalën (gjuhën) arbëreshe, që është dhuratë e shpirtit. Në këtë mënyrë, autori i përcjell lexuesit një poezi identitare, me mesazhe të forta adhurimi të qenies brenda tij, ku janë skalitur në vetëdije origjina (veshjet, gjuha), vendi ku jeton dhe toka, në kuptimin universal (produktet).Evropa me mijëra ngjyraEvropa e kufijvet të hapurEvropa e gjuhëvetEvropa e bankavetEvropa e së ardhmesdo të vinjë edhe këtu.Mikpritës i përpiktë,do të veshësh tët bijëme kostumin tradicionale do t’e dërgosh te sheshi kryesorme kanistrën më të ret’i dhuronjë Evropëssa dheu yt prodhonvaj verë djathëra.S’ mund t’i dhuronjë,vajza jote e pafajshme,shëngun e privilegjit tënd më të vjetërfjalën arbëreshetë bjerrë dhuratë të shpirtit.(Xh. S. Di Maxho)Motivi i mallit për atdheun e më saktësisht, për atdheun e origjinës trajtohet edhe nga Vorea Ujko në poezinë më poshtë, në të cilën i drejtohet nënës Shqipëri me mall të papërshkrueshëm, që t’i hapë derën e të mos qajë, pasi mjaftojnë lotët që ka derdhur ajo për bijtë gjatë shekujve. Në këtë mënyrë, shkrimtari dëshmon me anë të toneve mallëngjyese fatin e qenies arbëreshe ndër shekuj, si dhe mallin e pashuar që trashëgohet brez pas brezi si një pjesë e vetëdijes së kësaj qenieje në çdo kohë.HAPMA DERËN ZONJA MËMËEdhe sivjet, moj nënë,nga mërgimi i shkretë,më dogji malli për ty.Unë e di që ti e pritjebirin tënd të largët,e qave fshehurazikur s’pate mundësi ta përqafoje.Ndjemë, o e paharruara,mos qaj, pse mjafton sa qavepër bijtë gjatë shekujve.Ti e di, nënë Shqipëri,që unë s’kam asnjë fajnëse jetoj larg teje,ashtu ka qenë fati i shkretë,e është kot t’i kujtojmë hallet.Erërat kanë fryrë mbi mua,dëborat kanë rënë mbi mua,si edhe mbi kokën tënde,por përmes erërave e dëborëravefytyra jote e largëtmë forcoi e ngushëlloi.(Vorea Ujko)Letërsi 355

