Page 358 - Demo
P. 358


                                    Verifikoni njohuritë1. Zhvillimet politike në Shqipëri e Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore krijuan një realitet të izoluar që mbylli shumë ura komunikimi. Cili qe roli i letërsisë arbëreshe në këtë kontekst?2. A ka qenë letërsia arbëreshe më e lidhur me atë të trojeve etnike para Luftës së Dytë Botërore?3. Cilat qenë tri konceptet kryesore (poetikat) që u dalluan në poezinë arbëreshe? A kishin lidhje organike mes tyre?4. Cilat variante gjuhësore u përdorën në veprat e shkrimtarëve arbëreshë të kësaj kohe? A u lidh kjo me preferenca personale, apo me qëllim vetidentifikimin?5. Cili motiv shfaqet në poezinë e Xhuzepe Skiro Di Maxhos? A del ai jashtë tematikës së trajtuar në përgjithësi në poezinë arbëreshe? Cila është e veçanta këtë herë? (Kini parasysh edhe metoniminë e përdorur.).6. Cili është motivi që trajtohet në poezinë e Ujkos? Gjeni pjesët që identifikojnë historinë e përsëritur. Dalloni në fund pjesën që tregon se pse ai i drejtohet imazhit të nënës Shqipëri.Ushtroni mendimin kritik7. Në mësim u tha se letërsia qe një urë virtuale komunikimi edhe në periudhën e izolimit të trojeve etnike. Diskutoni në lidhje me rolin e letërsisë si një mjet mjaft i rëndësishëm në aspektin e komunikimit njerëzor. Përqendrohuni në ndikimet letrare mes letërsive të etnive të ndryshme (Gjeni informacion dhe diskutoni mbi ngjashmëritë në eposet ballkanike p.sh.).8. Shkrimtarët arbëreshë të çdo kohe kanë motiv të përhershëm mallin dhe adhurimin për atdheun e origjinës, për kulturën e veçanërisht, gjuhën e tij. Kjo lidhet edhe me vetidentifikimin si kolektiv, si dhe me pengesat ndaj asimilimit si kulturë. Po në Kosovë a ka qenë kultura, letërsia, arti dhe gjuha shqipe një element që është përdorur në këtë funksion në kohë të caktuara? Diskutoni dhe ilustroni me shembuj.9. Globalizmi është një fenomen që po prek jo vetëm qenien arbëreshe, po edhe atë shqiptare në tërësi. Diskutoni në lidhje me efektet e tij pozitive dhe negative në aspektin e kulturës, letërsisë, gjuhës dhe artit në përgjithësi.10. Një rol mjaft të rëndësishëm në formimin e kulturës arbëreshe kanë luajtur edhe katedrat e gjuhës dhe kulturës shqipe në Universitetin e Kalabrisë, të Palermos, të Napolit etj. Gjeni informacion në lidhje me punën e tyre dhe diskutoni për kontributet e studiuesve bashkëkohorë, si: Mateo Mandala, Françesko Altimari, Italo Fortino etj.11. Edhe autorët shqiptarë i janë referuar në veprat e tyre kulturës arbëreshe. Gjeni raste të trajtimit të saj në letërsi dhe gjuhësi (Camaj, Çabej etj.). Diskutoni në lidhje me ta.Sfida e të shkruarit12. Poezia në vijim është shkruar nga Vorea Ujko. Shkruani një tekst, ku të përshkruani motivin dhe të dalloni stilin me të cilin është shkruar ajo (dalloni metaforat e mrekullueshme, metoniminë dhe mallin për atdhe, enumeracionin etj.).NJË GRUSHT DHENjë grusht dhetë tokës sime:baltë, shi, stuhi, diellaromë e freskët kashtedhe bukë të munduar.Kam një grusht dhetë tokës sime,që më thërret, në dorë. 356 Letërsi
                                
   352   353   354   355   356   357   358   359   360   361   362