Page 359 - Demo
P. 359


                                    GjuhëRrafshet e kuptimit leksikorKuptimi leksikor përbën anën më thelbësore të fjalës, anën më të rëndësishme. Jo të gjitha bashkimet tingullore përbëjnë fjalë. Që të kemi fjalë duhet të kemi një grup tingujsh të folur, të formësuar nga ana gramatikore sipas natyrës dhe rregullave të shqipes, por dhe që shpreh diçka. Pra, te fjala ndërthuren, gërshetohen në një njësi të vetme elementet e fonetikës, gramatikës dhe semantikës. Të gjitha fjalët kanë kuptim leksikor, por shkalla e qartësisë së këtij kuptimi është e ndryshme. Fjalët që shënojnë koncepte (si emrat, mbiemrat, foljet, ndajfoljet), kanë kuptim leksikor më të qartë e më të pavarur, kurse fjalët shërbyese (parafjalët, lidhëzat, pjesëzat) kanë kuptim leksikor më pak të qartë se të parat; kuptimi leksikor i tyre bëhet i qartë kur lidhen në ligjërim, p.sh., në fjalinë: “Jona erdhi në shtëpi me shoqet” mbart kuptimin e shoqërimit (në lidhje me emrin që ka pas), kurse në fjalinë “Jona erdhi nështëpi me biçikletë”, ka kuptimin e mjetit. Në gjuhësi pranohen tri rrafshe të kuptimit leksikor:Kuptimi leksikor i përgjithshëm pra, aftësia që ka fjala për të shënuar diçka nga realiteti për të na lidhur me një send, me një dukuri, me një veprim etj. Këtë aftësi e ka çdo fjalë, ajo e dallon fjalën nga njësitë e tjera të gjuhës.PYLL m. Sipërfaqe e madhe toke, e veshur me drurë të dendur e të lartë ose me shkurre; tërësia e drurëve dhe e shkurreve që zënë një vend të madh. Për shembull: Unë tani kryej gjithfarë punësh: çaj dru në pyll pastroj vijën e mullirit, çukis mokrat, ndreq grunarët, mbush e zbraz thasët. (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Kadare)Kuptimi leksikor kategorial, d.m.th. aftësia që ka një klasë e madhe fjalësh të shënojë diçka të përbashkët që e dallon këtë klasë nga klasat e tjera. P.sh., emrat shënojnë sende, mbiemrat cilësi (pema - emër; i gjatë - cilësi). Kuptimi leksikor i veçantë, individual d.m.th. aftësia që ka çdo fjalë të shënojë diçka të veçantë nga realiteti, një send, një tipar, një veprim a dukuri të dhënë. Sipas këtij kuptimi dallohen dhe emrat midis tyre, sepse tjetër gjë shënon emri lisdhe tjetër gjë emri dhomë.Lëvizja kuptimore e fjalëveLexoni tekstin. Ndahuni në katër grupe dhe dalloni fushat leksikore të fjalëve të nënvizuara. Bora po bie ngadalë nëpër ato pemë të moçme, nëpër ato degë të vjetra. Ajo po shndrit madhërishëm mbi tokën e dheun. Po e mbulon dalëngadalë këtë tokë në të cilën më herët luanin fëmijët plot hare e shend. Qielli tanimë vetëm po hesht. Dielli i bukur është fshehur diku atje matanë reve të zemëruara. Tashmë nuk nxeh më me shndritjen e vet e nuk na dhuron ngrohtësinë e verës dhe të pranverës. Tanimë na viziton më rrallë. Pret të na marrë malli paksa e të vijë plot ngazëllim, mbushur me buzëqeshje.LEKSIKOLOGJIA DHE RAPORTET LEKSIKOLOGJIKEGjuhë 357
                                
   353   354   355   356   357   358   359   360   361   362   363