Page 36 - Demo
P. 36


                                    Figurat stilistike Kuptimi ShembulliSimboliSimboli është një figurë me kuptim të dyfishtë, e cila paraqet një send, një frymor a një dukuri nëpërmjet një sendi, një frymori a një dukurie tjetër, që bëhet përfaqësues dhe ngjall lidhje të përafërta. Zakonisht, ideja është abstrakte dhe simboli që e përfaqëson atë është konkret, si p.sh.: paqen e simbolizon pëllumbi.“Dhe u sulën mbi Feniksin e urtëtufanët, korbat, uriaE rrahën, e kapën, e molisëndhe mortja përmbi i qëndroi,po ai prapë fluturoi.”A. VincaHiperbolaTë zmadhuarit së tepërmi të cilësive dhe të veprimeve të njerëzve ose të dukurive të natyrës për të nxjerrë në pah një ide, një mendim, një cilësi, si dhe për të shprehur më me forcë qëndrimin emocional. \se të vdekurit i ngjalle të gjallët i vdiqe fare.\PopulloreLitotaE kundërta e hiperbolës. Autori thotë më pak, duke lënë të kuptohet më shumë.Litota përdoret shpesh në gjuhën e përditshme dhe në folklor. P.sh. në shprehjet \sekondë\SimilitudaKrahasim i zgjatur, kur të dy krahët e krahasimit nuk janë dy fjalë, por dy fjali. “Disa thonë se shkrimtarët i zgjedhin fjalët, ashtu si bleta zgjedh nektarin nga lulet.”KontrastiVënia përballë në mënyrë të theksuar e dy karaktereve njerëzore, dy sendeve a dukurive, por duke kundërvënë figura a tablo të tëra, jo anë të veçanta, si tek antiteza.\shndrin ai diell e pak po nxeh.\Martesa e HalilitGroteskuMënyrë shprehjeje ose mënyrë paraqitjeje, në të cilën bashkohen anë të stërmadhuara, të vëna në kontrast të fortë e të papritur, duke i shformuar deri në përqeshje.“Të ndryshme gjuhë, të folme tmerr,Plot fjalë dhimbjesh zemërim i thellë,Përplasje duarsh tok me zë të çjerrë.”Dante AligeriAntitezaFigurë stilistike që vë përballë dy gjendje, dy kënde të kundërta për ta ndriçuar me forcë një ide kryesore. Për të formuar antitezën shërbejnë antonimet. (Theksojmë se antiteza në raste të caktuara e ka të nevojshme kontekstin për t’u kapur kuptimi. Kjo quhet antitezë kontekstuale: “Atje nisi, atje mbaroi, atje krisi , atje pushoi” Noli.).“Bilbil ky shekull orë e çast ndërrohet;Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet.”Ndre MjedjaFigurat e fjalëve dhe shprehjeve, tropetTropet Kuptimi ShembullMetaforaPërdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë; është një krahasim që ndërtohet pa lidhëza.“Ndër trandofille,Ndër zamakë ngaKu qeshet kopshti,Idhnim mos mba.”Ndre Mjedja34 Gjuhë
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40