Page 360 - Demo
P. 360
Sakaq velloja e hollë e borës e kaploi gjithë qytetin; vello e punuar me perlat magjepsëse që fshehën manushaqet, luleboret, livadhet e kullotat. Lulet shumëngjyrëshe ikën dhe së bashku me to edhe bletët punëtore. Edhe zogjtë shkuan nga ky vend i ftohtë. Shtegëtuan larg diku, për t’u kthyer më vonë. Shih, sa shumë ndryshime që na sjellkërka ky dimër! Sjellkërka edhe ngazëllimin e dashurinë në fytyrat e fëmijëve. Ato fytyra të vogëla, të skuqura nga i ftohti...Pra, ky qenka dimri! R. HoxhaSi i grupuat fjalët? Çfarë i bashkon ato me njëra-tjetrën? Le të konsultohemi me Fjalorin e Gjuhës Shqipe dhe të gjejmë përkufizimet e disa prej fjalëve të përdorura në tekst. Plotësoni tabelën me kuptimet e tjera.Fjala Kuptimitë moçmeshndritPërcaktoni kuptimet e reja që marrin këto fjalë në tekstin e mësipërm. Shkruani fushat leksikore të tyre dhe gjeni pikat e takimit me shpjegimin e Fjalorit. Si e arritën fjalët këtë shprehësi të re? Lëvizja kuptimore e fjalëve është një dukuri e përgjithshme e pandërprerë e gjuhës. Ajo shfaqet në aftësinë e gjuhës për të marrë kuptime të reja e të ndryshme, sipas kontekstit. Kjo i bën pjesën më të madhe të fjalëve të gjuhës shqipe (mbi 50% të tyre) të shumëkuptimshme. Disa fjalë kanë strukturë kuptimore shumë të gjerë, p.sh folja bie në fjalor ka 44 kuptime e dhjetëra njësi frazeologjike, ku ajo del me kuptime të veçanta (frazeologjike). Me shumë kuptime janë edhe emrat e veprimit, mbiemrat prejpjesorë etj., që në fjalor jepen duek iu referuar foljes përkatëse. Çdo njësi leksikore (fjalë) mund të ketë disa njësi semantike (kuptime). P.sh 5500 fjalë të Fjalorit të Shqipes kanë mbi 5 kuptime. Të gjitha këto njësi semantike janë rrjedhim i lëvizjeve kuptimore. Lëvizjet semantike, në lidhje me folësin mund të jenë të drejtuara (të vetëdijshme) dhe të vetvetishme (të pavetëdijshme). Lëvizje të drejtuara kemi kur fjalëve u japim kuptime terminologjike, eufemiste, emocionuese etj dhe këtë e bëjmë me qëllim e vetëdije. P.sh, kur themi dita e bekuar (dita e dasmës), burri i dheut (trim), iku me të shumtët (vdiq, në kuptimin negativ), etj. Lëvizjet e vetvetishme janë më të qarta dhe më të shumta se të drejtuarat. P.sh. fjala shkollë ka disa kuptime:1. Institucion arsimor ku mëson dhe edukohet në mënyrë të organizuar brezi i ri; një institucion i tillë i specializuar; ndërtesa e këtij institucioni; përmb. bised. tërësia e nxënësve dhe e punonjësve të këtij institucioni. Shkollë fillore (tetëvjeçare, e mesme, e lartë). Shkollë industriale (bujqësore, pedagogjike, ushtarake). Shkollë normale. vjet. Shkollë qytetëse. vjet. Shkollë unike. vjet. 2. Sistemi arsimor i një vendi; tërësia e institucioneve arsimore. Shkolla shqipe. Shkolla kombëtare. Shkolla e riorganizuar. Shkolla jonë e re. 3. fig. Burim mësimesh e njohurish, veprimtari gjatë së cilës njeriu fiton përvojë të pasur dhe edukohet. Shkolla e madhe e jetës. Shkolla e punës (e prodhimit). 358 Gjuhë

