Page 361 - Demo
P. 361


                                    4. Arsim, mësim; zotërimi i shkrimit e i këndimit. Njeri me (pa) shkollë. Ka (bërë) shkollë të madhe. Nuk di (nuk ka) shkollë. 5. Drejtim i caktuar në fushën e shkencës, të artit, të letërsisë etj., që ka disa parime e metoda të veçanta; rrymë; Shkollë letrare (filozofike). Përcaktoni cilës shtresë leksikore i përkasin përdorimet e fjalës “shkollë” në fjalitë përkatëse, sipas modelit të dhënë: 1. Shkolla sot është përfshirë në një reformë të thjellë kurrikulare.2. Nga Jugu në Veri, shkolla duhet të ketë të njëjtën pamje. 3. Kam bërë shkollën e hidocentraleve unë, ndaj dhe jam kaq i aftë.4. Mos e ngacmo se është njëri pa shkollë.5. Shkolla e iluministëve luajti një rol të rëndësishëm në letërsi. Siç mund të shihet, kuptimi i tretë shënohet si i figurshëm. Në fakt, kjo është e vërtetë, pasi aty kemi një zhvendosje kuptimore të brendshme. Fjala shkollë (shkolla e jetës), në këtë kuptim nuk i referohet insitucionit ku mësohet, por përvojës jetësore. Në këtë konteskt, vihet re se këtë kuptim ajo e merr në shoqëri me përcaktorin “e jetës”. Në këtë mënyrë, kjo fjalë merr kuptim metaforik. (Mos harroni pra se pavarësisht se keni mësuar se një fjalë mund të jetë një figurë, në shumicën e rasteve këto kuptime të figurshme realizohen, pasi kjo fjalë ndryshon strukturën ku përdoret zakonisht. Në strukturën e re, ajo merr kuptim të figurshëm ose ndryshe konotacion.).Po shohim edhe disa raste të tjera që reflektojnë identifikim të kuptimit të figurshëm në strukturë. (Ju keni marrë në mësimet e para shumicën e figuracionit.).Lëvizjet kuptimore dhe tropet gjuhësoreLëvizjet në përmbajtjen leksikore të fjalëve ndodhin për shkak se sendet dhe dukuritë e natyrës nuk janë kryekëput të ndryshme nëpërmjet tyre, përkundrazi, disa sende e dukuri përputhen në tipare, në funksione etj. Kjo bën të mundur që, sipas elementit të përbashkët, sende e dukuri të ndryshme, të emërtohen me të njëjtën fjalë. Kështu, vetë fjala i zgjeron aftësitë shenjuese të saj, merr kuptim të ri. Ndryshimet në përmbajtjen leksikore të fjalëve janë tri llojesh:a) Zgjerim kuptimi, i cili ndodh kur fjalët kalojnë nga një fushë e ngushtë përdorimi në një fushë më të gjerë, si p.sh: kokë: pjesë e trupit të njeriut; koka e projektit-individi, ose grupi drejtues i një projekti. b) Ngushtim kuptimi, i cili ndodh zakonisht kur fjalët kalojnë nga një përdorim i përgjithshëm në një fushë të ngushtë, si p.sh: nyja, lak në litar a në një fill tjetërdhe anatomi vendi ku lidhen dy kocka (nyja e këmbës), ose në gjuhësi pjesëz nëtrajtën e pashquar të emrave. c) Shndërrim kuptimi, i cili ndodh zakonisht për shkak të ndryshimeve në zhvillimin historik të gjuhës; kur fjala humbet kuptimin e parë dhe fiton një kuptim të ri, p.sh., gjegj dikur ka patur kuptimin dëgjoj; gjellë ka patur kuptimin jetë etj. Lëvizja kuptimore bëhet sipas disa figurave gjuhësore, që në gjuhësi e në stilistikën letrare janë quajtur trope. Tropet më kryesore e më të zakonshme në stilistikë janë metafora, metonimia, dhe sinekdoka.Gjuhë 359
                                
   355   356   357   358   359   360   361   362   363   364   365