Page 362 - Demo
P. 362


                                    Ngjyrimi emocional si përbërës i kuptimitKuptimi leksikor është veçori absolute e fjalës: nuk ka fjalë pa kuptim, kurse ngjyrimi emocional nuk është as i përgjithshëm, as i domosdoshëm, as i përhershëm. Ngjyrimi emocional ka baza jashtëgjuhësore, psikologjike, por ai përpunohet brenda sistemit gjuhësor, si element kuptimor. Ngjyrimi emocional bën pjesë në përmbajtjen e fjalës. Fjala krijohet jo vetëm për të emërtuar diçka, por edhe për të dhënë ndjenjat, dëshirat, synimet e njeriut. Janë të rralla fjalët që përdoren si shenjë e ideve të zhveshura nga vlerësimet. Zakonisht, dëgjuesi kupton nga folësi edhe gjendjen shpirtërore, dëshirat, gjykimet etj. Te disa fjalë, ngjyrimi emocional është përbërës i ngjizur i vetë temës, kurse te të tjerat jepet me anë prapashtesash të veçanta (zvogëlimi, përkëdhelie). Ngjyrim emocional pozitiv: dashuri, admirim, gëzim, entuziazëm, kënaqësi, mahnitje optimizëm, përgëzim, urim mirënjohje etj. P.sh.: “Sonte /kur t’bjerë nata/dua t’jem yll n’dritaren tande.” (A. Shkreli)ngjyrim emocional negativ: zemërim, urrejtje, përbuzje, pikëllim, zhgënjim, pakënaqësi, pesimizëm, sharje, armiqësi etj. Ndërsa përgjigjej, mezi e mbante veten të mos u kthehej gjithë përçmim: është e lehtë të bëni pyetje që këndej, o bandillë. (Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kadare)Duhet thënë se ngjyrim emocional, apo kuptim të figurshëm në gjuhën shqipe, nuk krijojnë vetëm fjalët (p. sh. metafora: “dhelpër” për të treguar një njeri dinak: Ai e kishte fytyën si dhelpër dinake dhe mendjen si një shtëllungë leshi. (Popullore), po edhe njësi tëtjera si:a) përdorimi i prapashtesave me nuancë përkëdhelie ose keqësuese si: -zë, -th, -aq, -ash, -ac, -ec etj. Për shembull, mëmëzë, birth, humbalaq, gjumash, përtac, mburravec.Fjalë me prapashtesa përkëdhelie (me ngjyrim emocional pozitiv) gjejmë dendur sidomos në folklorin gojor dhe në letërsinë artistike.“Kush të ka qëndisur vallë, moj vashëz-o, me hënë e me yll në ballë, moj vashëz-o”  (Këngë jugu)“O vendëthit e bekuar ju mendjen ma dëfreni”  (N. Frashëri)b) përdorimi i një intonacioni të veçantë. Brenda fjalisë së organizuar me një intonacion të posaçëm, edhe fjalët marrin nuanca talljeje, përbuzjeje, shakaje, ironie etj. Fjalë të tilla si: Vërtet! Ashtu! Posi! Me gjithë mend! të përdorura në dialog me intonacion habie, ironie, urdhri, gëzimi, urim etj., shprehin ndjenja të ndryshme të folësit. O të keqen e nishanit!A s`më merr në vithe të kalit?  (Ymer Aga, popullore)ose – Një dele ha gjithçka që gjen.– Posi!  (Princi i vogël, Ekzyperi)360 Gjuhë
                                
   356   357   358   359   360   361   362   363   364   365   366