Page 363 - Demo
P. 363
Polisemia, homonimia, antonimet, sinonimetPolisemiaShumica e fjalëve në gjuhën shqipe kanë më shumë se një kuptim. Fjalët me shumë kuptime quhen fjalë polisemantike (shumëkuptimshme) dhe vetë dukuria gjuhësore quhet polisemi. P.sh. në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, fjala kohë ka 18 kuptime: koha ecën, koha dhe hapësira, kohë e humbur, gjej kohën, koha e mesjetës, iku ajo kohë, në kohën tonë, kohë vape, që nga ajo kohë, e shëron koha, koha e punës, koha lokale, u hap koha, simnfoni në katër kohë, koha e parë e ushtrimit, koha e pakryer, koha e artë. Po veç këtyre, kjo fjalë njeh edhe përdorime të tjera në togje të veçanta fjalësh ose në njësi frazeologjike. Në vargun e kuptimeve të saj, fjala ka kuptimin kryesor që është më i rëndësishmi. P.sh. fjala kokë ka kuptimin e parë: “gjymtyrë kryesore e trupit të njeriut, që i shërben për të...” Po ashtu kuptimi kryesor i foljes merr është: “e kap diçka a dikë me dorë a me ndonjë send tjetër dhe e heq nga vendi i vet”; fjala erë ka kuptimin kryesor “rrymë ajrore që lëviz në drejtime të ndryshme/ veti e disa trupave që lëshojnë grimca të padukshme, tëcilat veprojnë mbi shqisën e të nuhaturit.” Prej këtyre kuptimeve të para janë zhvilluar kuptime të tjera: koka e pushtetit; mori mend nga ai, era e re etj.Në kuptimin e ri ruhet diçka nga kuptimi i mëparshëm, një përbërës kuptimor që i përgjigjet një tipari të përbashkët për gjithë sendet që emërtojnë atë fjalë. Rreth kuptimit kryesor grumbullohen kuptimet e prejardhura që nuk mund të lindin pa një kuptim qendror. Kuptimet rrjedhin pas njëri-tjetrit dhe nuk kanë fund. Prej tyre lindin kuptime të reja, sipas përdorimeve. P.sh. folja iki: iki në plazh, iku nga fiqiri, iku e mori malet, iki në mesjetë, i iki së keqes etj.HomonimiaKur vargu i polisemisë zgjatet shumë, atëherë kalohet në homonimi: fjalë me formë të njëjtë, por me kuptime krejt të ndryshme. Polisemia dhe homonimia vërtetë janë dy dukuri krejtësisht të ndryshme, por në rrafshin kuptimor dhe në disa ndërtime të prejardhura mund të takohen. Zhvillimi i skajshëm i polisemisë çon te homonimia. Ky kalim është në përshtatje me natyrën e gjuhës dhe në të ndodh edhe kalimi nga një pjesë ligjërate te një tjetër. P.sh. nga emri buzë (në buzë të kuq) kalohet te parafjala buzë (buzë rruge); nga folja kurse (kurse shumëpara) te lidhëza kurse (..kurse ai shkoi me makinë...), nga folja do (dua një ëmbëlsirë) te pjesëza do (do blej) etj.Homonimet kanë ndodhur edhe për shkak të ndryshimeve gjatë zhvillimit historik të gjuhës. Kështu, fjalë që dikur kanë qenë të ndryshme, me kohë janë përputhur nga tingëllimi, por nga përmbajtja leksikore kanë mbetur përsëri të ndryshme. Ka edhe rrugë të tjera: neologjizmat, huazimet, etj.Homonimet janë përdorur edhe në gjuhën poetike, për t’i dhënë larmi kuptimit të vargut dhe si rrjedhojë, ndjesisë: “Ku shfren me komb e liga, /ku ndeshet kombi i ngritur krejt.” (“Mbi ta”, L. Poradeci)Gjuhë 361

