Page 364 - Demo
P. 364


                                    Homonimet janë:a) të plota: fjalë që tingëllojnë njësoj, me kuptim krejt të ndryshëm, por që i përkasin së njëjtës kategori leksiko-gramatikore: ballë (pjesë e trupit; njësi matëse e tërmetit), pjek (poqa; takoj), etj b) të pjesshme: fjalë që përputhen pjesërisht mes tyre, në trajta të veçanta të fjalëve, që zakonisht iu përkasin pjesëve të ndryshme të ligjëratës: p.sh. vesh (emër, organ dëgjimi), vesh (folje, koha e tashme, veta e parë, numri njëjës; hedh një rrobë në trup). SinonimiaSinonimet janë fjalë të ndryshme me kuptim të njëjtë a të afërt. Ato janë një klasë fjalësh shumë e pasur në gjuhën shqipe. Madje në shqip sinonimet shkojnë edhe më shumë se një fjalë: vajzë – cucë – çikë – gocë. Edhe sinonimia ka në bazë njohjen e thellë të dukurive apo sendeve. Kur ndesh të renë, njeriu i jep asaj një emër të parë, një veshje tingëllore të caktuar dhe një kuptim, i cili si fillim është tepër i ngushtë. Me rritjen e njeriut (shoqërisë njerëzore), njohja i zgjeron kufijtë e saj, zbulohen të tjera dukuri apo veti të sendit a dukurisë. Kjo gjë bën të mundur që i njëjti send apo e njëjta dukuri të marrë një tjetër emërtim të ri. Këtu e ka burimin edhe funksioni i sinonimeve, funksioni dallues i përcaktimit të përpiktë. P.sh: tmerr (frikë e madhe), llahtar (ndjesi më e fortë se tmerri).Kur studiojmë sinonimet duhet vështruar edhe ngjyrimi stilistikor i tyre, konteksti dhe kuptimi i përdorur. Në letërsi ato shfrytëzohen për ta bërë gjuhën të larmishme dhe për të pasur një leksik të pasur. Psherëtiu, rënkoi, qau, vajtoi, dhe logoriti aq sa triumfoi më shpejt se ç’e shkonte nga mendja… (“Don Kishoti i Mançës”, Servantes) Sinonimet dallohen mes tyre nga këto tipare:a) nga nuanca kuptimore: vështroj – kundroj – vërej; zonjë – zonjushë; gjalpë – tëlyn; hulumtoj – kërkoj etj.b) nga ngjyrimi stilistikor: e bukur – perri, fytyrë – surrat, fytyrëvrenjtur – nursëz etjc) nga aftësia për të krijuar fjalë të reja: p.sh. sos dhe shteroj janë sinonime, por nuk krijojnë togje me të njëjtin kuptim dhe nuk mund ta zëvëndësojnë njëri-tjetirn në togjet e krijuara. P.sh. i soset jeta (por nuk themi i shteroi jeta.), ose kokë dhe krye: themi kokëderr, por jo kryederr; kryefamiljar, por jo kokëfamiljar etj. AntonimiaAntonimet janë fjalë me kuptim të kundërt. Kuptimi i një fjale duket më i qartë kur ajo vihet përballë me të kundërtën e saj. P.sh, fjala poshtë, merr kuptim përballë fjalës së saj të kundërt lart; vij përballë iki etj. Mbi bazë të këtyre veçorive, antonimet përdoren si mjete gjuhësore në dy drejtime: a) antonimet shërbejnë si mjete shpjeguese e plotësuese në fjalorë të ndryshëm, dhe në shkollë gjatë shpjegimit të fjalëve e mësimit të gjuhës: për të shpjeguar ndajfoljen nën, shpesh jepet e kundërta e saj mbi; 362 Gjuhë
                                
   358   359   360   361   362   363   364   365   366   367   368