Page 365 - Demo
P. 365


                                    S T U D I M T E K S T I b) antonimet jepen në stile të ndryshme letrare, si mjete shprehëse. Me antonimet ndërtohen antitezat. Noli për shembull e ka shfrytëzuar shumë antitezën: “se të qante kur të qeshnin/ se të veshte kur të zhveshnin”. (Syrgjyn vdekur)Kur fjalët janë të kundërta në kuptimet e tyre themelore, atëherë antonimet janë të plota. Por ka edhe fjalë që në kuptimet themelore nuk janë antonime, kurse në kontekste të caktuara dalin si të tilla: “Atje sa bukur, këtu sa zi/O Moisi”. (Noli)Verifikoni njohuritë1. Ç’do të thotë kuptim leksikor i fjalës dhe në sa kategori ndahet ai? Ilustroni me shembuj mendimin tuaj.2. Ç’është fusha leksikore e fjalës? Cilat elemente të tjera i shtuat fushës leksikore të fjalës kohë?3. Cilat janë lëvizjet kuptimore të fjalëve? Përse ndodhin ato? Si i grupojmë lëvizjet kuptimore të fjalëve? 4. Si realizohen kuptimet e reja të fjalëve nëpëmrjet ngjyrimeve emocionale? Ilustroni me shembuj argumumentet tuaja.5. Ç’është polisemia? Si ka lindur një dukuri e tillë në gjuhë? Jepni shembuj polisemie. 6. Ç’është homonimia? Si ka lindur kjo dukuri dhe ku dallohet e afrohet ajo me poliseminë?7. Tregoni nëpërmjet shembujve lindjen e sinonimeve dhe antonimeve. Përse shërbejnë ato në të folurën e përditshme? Po në letërsi? 8. Veçoni një strofë poezie. Gjeni metaforën në të dhe dalloni fushën leksikore të fjalës që ndërton metaforën. Diskutoni rreth kuptimeve të reja që fitoj ajo fjalë në atë kontekst.Ushtrohuni përmes tekstit9. Përcaktoni fushat leksikore të fjalëve të mëposhtme:  mësues, nxënës, zile, drejtor ______________ trëndafil, i punuar, bel, ujitës, stol ____________ trajner, atlete, kosh, vrap ____________10. Shtoni fjalë që i përkasin së njëjtës fushë leksikore:postë lektronike ____________________________________universitet _________________________________________ asteroid ___________________________________________ flamur ____________________________________________ 11. Gjeni fjalë të veçanta që iu përgjigjen fjalëve të përgjithshme:  bagëti ________ ____________ __________ __________  lidhëza _____________ ___________ _____________ ______  rrugë ____________ ____________ __________  pemë ________________________________________ Gjuhë 363
                                
   359   360   361   362   363   364   365   366   367   368   369