Page 366 - Demo
P. 366


                                    12. Ndërtoni fjali me homonimet e fjalëve të mëposhtme:  poqa, shapka, bar, bredh, fik, kurse. 13. Ndahuni në grupe dyshe dhe ndërtoni fushën leksikore të fjalës mal. Përcaktoni dallimet dhe afritë mes tyre. Vendosini në fjali të konteksteve të ndryshme, për ta patur më të lehtë dallimin kuptimor të fjalës. 14. Gjeni antoniminë tekstuale në këto vargje dhe shpjegoni se si është ndërtuar ajo. Argumentoni shtresimet leksikore që fituan fjalët.  Atje nisi, atje pushoi/atje krisi, atje mbaroi (Shpella e Dragobisë, F. Noli) 15. Identifikoni rastet e polisemisë brenda tekstit të dhënë. Tregoni kuptimin e tyre të parë dhe lidhjen polisemike të fituar. Tavolina rrinte e heshtur. Këmba e saj kishte dalë nga tapeti dhe në buzë dukej cepi i letrës për të cilën ai ende nuk kishte vendosur nëse do ta niste apo jo. Kjo marrëdhënie e çuditshme, i rrihte në kokë si çekan dhe i zbehte dritën e mendimit. (N. Poroçani) 16. Lexoni tekstin e shkëputur nga romani “Kronikë në gur” (I. Kadare) dhe gjeni fjalë që i përkasin fushës leksikore të fjalës shi.  Bëni një klasifikim të tyre. Çfarë vini re? Cilës klase fjalësh u përkasin? Cilat janë mjetet që përdoren për ngjyrimin emocional të fjalëve?“E merrja me mend se si pikat e panumërta rrokulliseshin tani në faqet e pjerrëta të çatisë sonë, duke shpejtuar të binin sa më parë në tokë, që pastaj të avulloheshin dhe të ngjiteshin prapë atje lart, në qiellin e bardhë. Ato nuk e dinin se në strehët e çatisë i priste një grackë e panjohur, qyngji prej llamarine.Tamam në çastin kur bëheshin gati të kërcenin nga çatia në tokë, pikat e shiut gjendeshin befas në qyngjin e ngushtë, bashkë me mijëra e mijëra shoqe të tjera, që pyesnin të frikësuara: ‘Ku po shkojmë kështu, ku po na çojnë?’ Dhe, pa e mbledhur veten mirë nga ky vrap i çmendur nëpër qyngj, binin papritur në një burg të thellë e të errët, në sternën e madhe të shtëpisë sonë.Kështu merrte fund jeta e lirë dhe e gëzuar e pikave të shiut. Atje, në sternën e errët e të shurdhër, ato do të kujtonin pastaj me pikëllim hapësirat qiellore, që nuk do t’i shihnin më kurrë, qytetet e habitshme poshtë tyre dhe horizontet plot me vetëtima.Vetëm unë ndonjëherë, duke luajtur, do t’u dërgoja me anë të pasqyrës një copë qiell të vogël sa një pëllëmbë, që do të lodronte mbi gjirin e ujit, si një kujtim i shkurtër i qiellit të madh.Ato do të kalonin shumë ditë e muaj të mërzitshëm atje poshtë, derisa nëna ime t’i nxirrte me kovë, pas shumë kohe, të hutuara e të shushatura nga terri, për të larë pastaj me to rrobat tona, shkallët dhe dyshemetë e shtëpisë.Por tani për tani ato nuk dinin asgjë. Tani ato vraponin tërë gaz e bujë nëpër pllakat e gurta të çatisë dhe, duke dëgjuar zhurmën e tyre, unë u qaja hallin.”17. Tani lexoni me zë tekstin. A fiksuat fjalë polisemike nga teksti në të dëgjuar? Cilat janë ato? Gjatë procesit të të dëgjuarit, a i dalloni fjalët e së njëjtës fushë leksikore? Pse ju ndodh kjo? Sfida e të shkruarit 18. Ndahuni në grupe dhe ndërtoni fusha leksikore për mjedise shumë të dashura për ju.19. Gjeni disa fjalë të urta për patriotizmin dhe ndërtoni fushat leksikore të kësaj fjale. Shpjegoni ngjyrimin e tyre emocional, duke nxjerrë në pah mjetet që janë përdorur. 364 Gjuhë
                                
   360   361   362   363   364   365   366   367   368   369   370