Page 367 - Demo
P. 367


                                    LetërsiPodrimja, përmes artit të tij poetik, shkrin lirikën e tij intime me fatin kolektiv të të gjithë kombit. Shumë prej poezive të Podrimjes kanë në qendër etninë shqiptare dhe, për shkak të kësaj qasjeje, ka fituar edhe cilësimin si poet kombëtar. Poezia e Podrimjes cilësohet nga studiuesit si një poezi moderne për natyrën e saj metaforike, simbolike dhe eliptike. Përmasën simbolike të poezisë e pranonte dhe vetë poeti, i cili shprehej: “Poezia ime është një pyll simbolesh, siç ka thënë një kritik, por aty shumë lehtë mund të hyhet; mjafton të ndalesh dhe të shfletosh historinë e popullit”. Gjuha e poezisë synon të shprehë mendimin, por duke e errësuar disi kuptimisht atë. Vargjet e poezisë janë vargje të lira dhe shpesh pa shenja pikësimi apo shkronja të mëdha, që do të diktonin mënyrën e leximit të poezisë, të përjetimit të saj dhe të zbërthimit të kuptimit. Ndryshe nga vargjet e poezisë tradicionale, që kanë sintaksë të rregullt, vargjet e poezisë së Podrimjes kanë thyerje të brendshme (si ndërprerje mendimi) dhe thyerje të jashtme nga pikëpamja formale. Podrimja parapëlqen të eksperimentojë me llojet e vargjeve dhe rimat e brendshme, të cilat i realizon me anë të epanastrofave (përsëritjes së fjalës së fundit të një vargu në fillim të vargut vijues), aliteracioneve (përsëritjes së tingujve të njëjtë a të ngjashëm brenda një vargu), anaforave (përsëritjes të së njëjtës fjalë në fillim të dy a më shumë vargjeve) etj. Veçanërisht këto të fundit janë tepër të pranishme në poezitë e Podrimjes. Sa iu takon rimave të jashtme, duket se poeti nuk u kushton tepër rëndësi, sepse ai nuk do që t’i kufizohet apo t’i mbytet mendimi në ngrehinën e poezisë. Gjithsesi, kjo nuk Ali Podrimja lindi më 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta i kreu për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1966, filloi punë në gazetën e përditshme “Rilindja”, në rubrikën e kulturës. Më 1976, në edicionin e botimeve “Rilindja”, udhëheq bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia botëroredhe Letërsitë e ish-bashkësisë jugosllave. Filloi të merrej me shkrime qysh i ri. Poezinë e parë, “Arabja” e botoi në revistën “Jeta e re”, nr. 4, 1957. Po kjo revistë, në vitin 1961 botoi edhe librin e tij të parë “Thirrje”. Ky libër, me përkthim të poetit Esat Mekuli, u botua edhe në gjuhën serbokroate (1968). Pos poezive, Podrimja shkroi ese dhe tregime. Ai është nderuar me vlerësime të shumta letrare dhe librat e tij janë botuar, ribotuar e përkthyer në disa gjuhë. Podrimja ndërroi jetë më 21.07.2012, në Lodève të Francës, teksa merrte pjesë në festivalin e poezisë Voix de la Méditerranée.Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” (1961) , “Dhimbë e bukur” (1967), “Sampo” (1969) , “Torzo” (1971), “Folja” (1973), “Credo” (1976), “Sampo 2” (1980), “Drejtpeshimi” (1981), “Lum Lumi” (1982), “Fundi i Gëzuar” (1988), “Zari” (1990), “Në bisht të sorrës” (1994) , “Buzëqeshje në kafaz” (1995), “Ishulli Albania”, “Pikë e zezë në blu” (2005) etj. Ali PodrimjaLetërsi 365
                                
   361   362   363   364   365   366   367   368   369   370   371