Page 368 - Demo
P. 368


                                    do të thotë se rimat e jashtme mungojnë tërësisht. Podrimja i shkruan poezitë e tij përgjithësisht në shqipen e njësuar letrare, por ai përdor dendur fjalë të gegërishtes, të cilat kanë vlera stilistike dhe ngjyresa emocionale të spikatura. Në poezitë e veta, poeti shpesh ndalet te lidhja shumë e qenësishme që ai ka me gjuhën amtare.Në poezinë “Gri”, Podrimja e cilëson shqipen si gjuhën me të cilën do të flasë me perënditë edhe përsëvdekuri. Ndërsa fjalën, si akt krijimi, e konsideron alteregon e tij të përjetshme:nëse s’flasjeta ime s’ka qetësifjala ime bëhu UNË (Metafora e jetës sime)Përmes poezive intime, të cilat kanë në qendër unin poetik, por edhe personin Ali Podrimja, poeti përsiatet në vetë të parë për filozofinë e tij për jetën, për parimet dhe vlerat universale, në të cilat beson dhe sipas të cilave do ta shkojë jetën e tij. Të tilla janë: drejtësia, ndershmëria, guximi, trimëria, besimi në njeri (si besim tek e njerëzishmja), dashuria etj. Një poezi e këtillë është “Nuk pranoj se kam jetuar”, ku poeti shprehet:po qe se u frikësova të zgjoj rrugën e verbërtpo qe se nuk dita ta kurdis orën në Kullëpo qe se nën hijen time strehohen ujq gjarpërinjpo qe se barin e keq nuk e herra para derëspo qe se nuk dita të lind e të vdes siç mësovapo qe se dheut brodha dele e zezëpo qe se lë varre e turppo qe se nuk guxova ta them fjalënnuk pranoj se kam jetuarNë poezinë e titulluar “Secili udhëtar përshëndet në mënyrë të vet”, Podrimja shpalos qasjen humaniste që ai ka ndaj njerëzve që takon në jetë: Secili udhëtar në botëpërshëndet në mënyrë të vet-- secili prej nesh.Kurse unë gjithmonë kam menduarnjerinë ta përshëndesme një buzëqeshje më të nxehtë.Në disa raste Podrimja i shumëfishon referencat ndaj unit poetik në poezi. Kësisoj, Podrimja shfaqet i trefishtë: Podrimja si autori-poet, Podrimja si uni poetik që rrëfen në vetë të parë dhe Podrimja si heroi lirik, që përmendet nominalisht në poezi. Kështu ndodh, për shembull, në poezinë “A gjuhen pëllumbat”:Është rrenë e kulluarse unë Ali Podrimjajam qytetar i rendit të dytënë Planetin Ka KaRasti më i veçantë është ai i poezisë “Kur do flasësh o Ali Podrimja”, ku poeti e trajton Ali Podrimjen si tjetrin, të cilin e pyet pse hesht dhe beson ende në njeri, ndonëse identiteti 366 Letërsi
                                
   362   363   364   365   366   367   368   369   370   371   372