Page 369 - Demo
P. 369
i cenohet prej falsifikimeve; ndonëse historia, kultura, ritet, gjuha i përbalten; ndonëse ekzistenca etnike i është kërcënuar e vijon t’i kërcënohet; ndonëse vendi i tij përjeton kataklizmin, ndonëse për të huajt ai është hiçgjë më tepër se një emër:Në Evropën mondane je albanaisarbëresh në Itali në Greqi arvanitasarnaut në Turqi hamdurlahnë Amerikë mish konservashe asgjë tjetëre asgjë tjetër.Poezia i ngjan në fakt një dialogu me vetveten, një përpjekjeje për të kuptuar në çfarë raportesh qëndrojnë besimi e humanizmi dhe rezistenca (sepse poeti kurrë s’e ka kthyer shpinën na shikon në sy dhe përbihesh / shpinën pa na kthyer asnjëherë o Ali Podrimja). A duhet besuar ende te njeriu, ndonëse e keqja ka kapluar çdo gjë që i jep kuptim ekzistencës? Gjithë dhimbja, gjithë vuajtjet, gjithë tmerret e kanë topitur apo e kanë mbytur Ali Podrimjen? Ai ende s’e di dhe prapëseprapë pyet vetveten:Por porKur do të flasësh o burrë i dheutApo më parë duhet të lindëshKulmin tënd ç’e mbulojnë myshqet.Shumë prej poezive të Podrimjes janë shkruar në vetë të parë dhe në raste të tjera janë dialogjike (përdoret veta e dytë ti) për të shprehur konfliktin, ngarkesën emocionale ose problemin dashuror, familjar, social a etnik. Edhe në poezitë e shkruara në vetën e tretë, poeti nuk e largon veten nga objekti, dukuria apo personi për të cilin shkruan, sepse çdo portretizim poetik ngrihet mbi perceptimin e tij personal. Të tilla, për shembull, janë poezitë që iu kushtohen vendeve, qyteteve apo personaliteteve, që janë referenca të fuqishme historike e kombëtare: Skënderbeu, Kruja, Rozafati, A do ta shoh Shkodrën? Aletë e Korçës, Kulla e Balshajve, Drenica, Atdheu i mbërthyer në Arkë (Martin Camajt), Hora e Arbëreshëve (Skiro di Maxhios), Kush do ta vrasë ujkun (F. Altimarit), Te De Rada në Maki, A ju dëgjon harrimi (Poetëve arbëreshë), Fusha e Atikës (Idriz Ajetit), Loja e pakryer (A. Pashkut), Ndjenja (F. Arapit) etj. etj. Motivi i etnisëMotivi i etnisë, i lirisë dhe i Kosovës janë tri motive të kudogjendura në të gjitha vëllimet poetike të Podrimjes. Poezia e tij shpall hapur angazhimin e tij kombëtar, ëndrrën dhe dëshirën e thekshme për liri, plagën dhe lëngimin për Kosovën e robëruar. Motivi i etnisë shpërfaqet përmes një sërë simbolesh, si guri¸ Kulla, fyelli. Në mesin e simboleve mbizotërues është simboli i gurit, që është edhe elementi përbashkues e lidhës i ngrehinës së sistemit poetik të Podrimjes, përveçse edhe titulli i një cikli poetik. Guri shenjon etninë (Ç’guron guri në gurinë / gur guri ndrë gruë më i gurti // gur i gurëzuar pranë gurit / gurth i guruar rreth gurit // guron guri në gurë gurësh / guro guroje gurin në gurinë // ç’gur pranë gurit gur guri // vrimë e parë e fyellit tim – “Ç‘guron guri”); të Letërsi 367

